• |
ide | kryesore

Atletico Madrid e dërrmuar në Champions: pa Diego Costa e Savic, Juventus bën qejf

Sport



Atletico Madrid do të prezantohet e gjymtuar në shtëpinë e Juventus, tashmë e kualifikuar, për raundin e pestë të fazës së grupeve të Champions League. Colchoneros duhet të bëjnë pa dy pedina të rëndësishme si Diego Costa e Stefan Savic në Allianz Stadium. Sulmuesi 31 vjecar është operuar për një hernie cervikale e duhet të qendrojë jashtë për tre muaj. Një dëmtim i shkallës së dytë i bicepsit të femurit ka ndalur, ndërkohë, mbrojtësin.

Nuk është në rrezik, por as shumë i sigurtë nga shakatë e hidhura që mund të bëjnë Lokomotiv Moska ose Bayer Leverkusen. Spanjollët e Atletico Madrid, të drejtuar nga Simeone, do të mbërrijnë në Torino, në shtëpinë e Juventus (e kualifikuar në 1/8 e Champions League), me fare pak qetësi por mbi të gjitha pa dy nga lojtarët e saj më të rëndësishëm: Diego Costa e Stefan Savic, të dy të dëmtuar.

Sulmuesi është operuar me sukses për shkak të një “hernie diskale cervikale”. Një ndërhyrje e arrirë plotësisht, por që i jep fund 2019-ës së 31 vjecarit të kombëtares spanjolle. Kohët e padisponibilitetit të lojtarit nuk janë saktësuar, por sipas shtypit iberik mungesa nuk do të jetë më pak se tre muaj. Për Stefan Savic bëhet fjalë për një dëmtim muskulor. Mbrojtësi malazez ka pësuar një shembje të shkallës së dytë të bicepsit të femurit të majtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *