• |
ide | kryesore

Kushtetuta/Meta: Ftoj qytetarët në referendum, të mbrojmë Republikën

Arkiva, Lajme, Të fundit

Presidenti Ilir Meta ka ftuar qytetarët në referendum për mbrojtjen e Kushtetutës dhe Republikës, siç u shpreh ai. Gjatë një konference të jashtëzakonshme për mediat, kreu i shtetit tha se vendit i nevojitet një Kushtetutë e re e cila të përfaqësojë interesat e qytetarëve dhe jo të kryetarëve të partive.

“Shqiptarët të hapin sytë në mbrojtje të Kushtetutës. Kushtetuta është vija e kuqe dhe e pakalueshme. Shqipëria nuk është dhe nuk mund të jetë shpresëhumbur. Presidenti do të kërkojë mbështetjen e mbarëpopullit shqiptar që përmes referendumit të mbrojmë republikën. Të mbrojmë sot kushtetutën të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë”, u shpreh Meta.

Qëllimi i Reformës në Drejtësi, tha Meta, nuk duhet të ishte falimentimi i sistemit, por kthimi i besimit të qytetarëve. Sipas tij, Kushtetuta aktuale është shkelur sistematikisht nga politika.

“Kushtetuta e Republikës, ajo që na rekomandoi Venecia po shkelet hapur dhe dhunshëm me qëllim përqendrimin e pushteve në duart e qeverisë. Qeveria nuk është llogaridhënëse. Pushteti ekzekutiv është bërë një me atë gjyqësor. Janë kapur të gjitha bashkitë e vendit me votime njëpartiake duke cenuar autonominë vendore. Vendi dhe qytetarët janë lënë pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë. Kur Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm, term që nuk ekziston në Kushtetutë, u zgjodh në mënyrë të paligjshme”.

Kreu i shtetit vlerësoi Kushtetutën e vendosur nga referendumi i 1998, e cila sipas tij ishte më e mira që ka pasur ndonjëherë vendi. “Kushtetuta e ’98 rivendosi paqen sociale në vend si dhe garantoi rotacionin normal politik”, tha kreu i shtetit.

Kritika, Meta kishte për Kushtetutën e vitit 2008, e cila sipas tij u deformuar duke anashkaluar popullin, ndërsa iu dha përparësi kryetarëve të partive politike.

8 Comments

  1. Shqip muhabeti, ti nuk perfaqeson asgje sepse te ka zgjedhur Edi Rama . Protagonizmi jot kunder Rames duke qene ne postin qe ta fali Rama eshte i pavlere. Ik qe aty dhe flasim!

  2. Neri mos u merzit se ketu eshte ramute
    Baben ta qiu ne byth spiru a me kristaqin ty dhe motren tende po u qi ne byth edvina femijet e tu do I qijen byth zahua
    Happy days

  3. Duhet degjuar presidenti ? Schnöder. Lezh. E drejton toma.me ndonje. Durst. Kruj. Kavaj. Doku. Braho..bushi. roshi..tiran. elbasan rraja. Qazua.balla. tahiri. Fier. Vlora. Ruqi prace. Geroni.selami. tjer. Pyeta esht ti mbajm keta udhèheqes ?.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu