• |
ide | kryesore

Zaev: “Shengeni Ballkanik” lindi në New York duke pirë verë me Ramën dhe Vuçiç

Lajme, Të fundit

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev rrëfen se ideja e Shengenit Ballkanik lindi gjatë një takimi në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

“Ne u takuam aty, po pinim verë dhe nisëm të flisnim për këtë. Biseduam për procesin e Berlinit, për integrimin europian, Vuçiç na tha se do të zhgënjeheni, ndërsa ne besonim kaq shumë. Gjatë këtyre diskutimeve, folëm për krijimin e One Stop Shop me Maqedoninë dhe të përgatiteshim dhe me Shqipërinë. Dhe vlerësuam se nuk është mjaftueshëm. Disa e quajnë Mini Shengen, disa Mini Jugosllavi, disa të tjerë nuk e di se çfarë. Është përshpejtim i bashkëpunimit rajonal” – tha Zaev në një intervistë në A2CNN.

Nuk e mohon se bashkimi në të ashtuquajturin Shengen Ballkanik synon shtimin e presionit ndaj Unionit Europian për të përshpejtuar procesin e integrimit.

“Të bësh presion është mirë. Shpresoj, presion pozitiv. Por, ata do të shohin më shumë luftë ndaj korrupsionit. Do të shohin se vlerësojmë taksat e paguara nga qytetarët në Francë apo Gjermani, si ne ndërtojmë rrugë, autostrada, sepse ata kanë shpenzuar shumë para në rajon. Ata do të shohin se ne vlerësojmë. Ne shpresojmë që të ketë impakt pozitiv tek Bashkimi Europian, por më së pari ne e bëjmë këtë për qytetarët tanë” – tha Zaev. Shengeni Ballkanik është kundërshtuar gjerësisht nga Kosova e cila e ka konsideruar “hap të nxituar të Tiranës” dhe një ide që shkon në ndihmë të Serbisë që evokon ish-Jugosllavinë.  ©LAPSI.al

8 Comments

  1. Vitin tjeter vuçiçi e le drejtimin dhe ngarkohet shoku putin Te bizetoi ne emer Te ballkanit . Se lideri global Ka axhent tjeter . Shkon per disa marveshje te redsish.e ne Somalia. Dhe nigeri. Flitet Te vin specialist rreth 10000 si fillim se shqiptar ska

  2. Komunister dhe Neokomunistet jane tradhtaret me te medhenj te kombit historikisht. Me dhune kane instaluar te kunderten e realitetit dhe e kane mbajtur gjalle me dogma, kane shpifur e hedhur balte per njerzit e shkolluar e historian e patriote prej dekadash. Ky vemja fundit eshte shembulltyra ideale e tradhtarit Komunist. ***** historine dhe gjeneraten komuniste dhe neokomuniste.

    Komunista! hani bar hani teksa shikoni kete pucist te shesi Shqiperine por edhe Kosoven per 1 euro 🙂
    Kosovaret ti bejne dalje ketije tradhtari sa me shpejt para se ta katandise Kosoven ne duart e Serbeve. Mos i zeni besi ketije Rusiu komunist e langaraq.

    Komunistet jane dhe hajdute dhe devil me se shumti.

  3. Perse nuk ka nje dokumentim publik te hollesishem per kete marveshje???? perse Kryeministri yne vepron si shoku Enver qe nxirte nga sirtari i tij tradhetaret e modelet politike te radhes.? Te behet publike dokumenti te diskutohet e te lexohet nga specialist e qytetaret e pastaj te behet referendum. Kaq te veshtire e ka Kryeministri yne te na begenise dhe qytetaret qe e kane zgjedhur kryeminister?

  4. Hallall liderit global dhe KARIzmatik, duke pire vere duke bo pazar me shite Kosoven dhe Ekonomin Shqiptare. Fli gjume o popull kemi bablokun qe na i zgjidhe punet si me ja lon baba me tapi. Shet cfare do dhe ku i do torrovilja me sloganin E duam Shqiprin si serbia me dashurin nga rusia. Flini gjume

    1. Ky sikur ka qene ne dyshim midsi Zaho dhe Sllobo per emrin e pjelles.
      Pastaj vendosi per te parin ne momentin e fundit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu