• |
ide | kryesore

Louis Vuitton blen për 16 miliardë dollarë kompaninë Tiffany & Co

Paparazzi, Slider



Kompania më e madhe në botë e mallrave luksoze Louis Vuitton po blen argjendarinë Tiffany & Co për më shumë se 16 miliardë dollarë. Marrëveshja i jep miliarderit të LVMH’s, Bernard Arnault hapësirë në një sektor të madhe luksoz. Tiffany është në qendër të New York dhe dyqani i saj është ngjitur me Trump Tower në 5 Avenue. Kompania fitoi famë globale pasi u shfaq në filmin “Breakfast at Tiffany’s” të Audrey Hepburn në vitin 1961. E themeluar në vitin 1837, punëson më shumë se 14.000 njerëz dhe operon rreth 300 dyqane. Arnault e ka lakmuar biznesin që prej blerjes së markës Bulgari në 2011 për 5.2 miliardë dollarë. Blerja e Tiffany është marrëveshja më e madhe e LVMH. LVMH ka 75 marka, 156.000 punonjës dhe një rrjet prej më shumë se 4590 dyqanesh. Marka të tjera përfshijnë Kenzo, Tag Heuer, Dom Pérignon, Moet & Chandon dhe Christian Dior.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *