• |
ide | kryesore

Tërmeti/ Tre Federata futbolli premtojnë rindërtimin e tre shtëpive të shkatërruara

Sport



Është koha që të gjithë të tregojmë humanizmin, duke qendruar krah atyre që u prekën rëndë nga tërmeti më i fuqishëm i historisë së fundit të Shjqipërisë. Nuk bën përjashtim këtu edhe sporti e pasi mori premtimin e ndihmës nga UEFA, tani Federata Shqiptare e Futbollit, bashkë me simotrat e Kosovës e Maqedonisë së Veriut janë bërë bashkë për të dhënë kontributin e tyre.

Armand Duka, kreu i futbollit në vend, bashkë me Presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini, ishin sot në Durrës, për tiu gjendur pranë qytetetarëve, në këto ditë të vështira që po kalon vendi ynë, pas tërmetit tragjik, që mori më shumë se 30 jetë njerëzish.

Tre krerët e Federatave të Futbollit janë sjellë si një e vetme, duke premtuar rindërtimin e tre shtëpive të rrënuara, që sipas asaj që bën të ditur Duka nuk do të jetë ndihma e vetme që do të ofrojë FSHF.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *