• |
ide | kryesore

Ermal Fejzullahu 100 mijë euro për të prekurit nga tërmeti

Paparazzi, Slider



Ermal Fejzullahu ka mbledhur plot 100 mijë euro për të dhuruar për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Përmes një postimi këngëtari ka zbuluar se edhe ai i është bashkuar shumë shqiptarëve nga Kosova që po bëjnë gjithçka për ta bërë më të lehtë jetën e banorëve e zonave të prekura nga tërmeti.

“Bashkëndjenja e dhimbjes dhe dashurisë janë një! Se zemra e shqiptarit është e madhe dhe bashkëndjenja obligim, shembull është miku im i cili çdo herë i heshtur ishte pranë atyre që kishin nevojë. Të trishtuar nga dhimbja dhe pamundësia për të ndalur këtë trishtim, kemi ndarë 100.000 euro për të ndihmuar të goditurit direkt nga kjo fatkeqësi. Do të ndihmohen rastet më të rënda për të sanuar sado pak dëmet që kanë pësuar“, shkruan Ermali.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *