• |
ide | kryesore

Sulmi ndaj mediave/ AKEP urdhëron mbylljen e portalit “JOQ Albania” (FOTO)

Lajme, Të fundit



Një nga portalet më të ndjekura online, “JOQ Allbania” po shkon drekt mbylljes. Arsyeja? Denoncimet e saj nuk i pëlqejnë qeverisë dhe për këtë u gjet një shkak që lidhej me tërmetin katastrofik të së martës. Nën akuzën e “shpërndarjes së informacioneve të rreme” u proceduan penalisht administratorët e saj, por tashmë sulmi ka shkuar edhe më tej AKEP ka marrë urdhër ta mbyllë portalin. Në safari kjo faqe nuk hapet më. Njoftimin e bën vetë kjo faqe në Facebook.

“Teksa gjendemi përballë një katastrofe natyrore që ka lënë pasoja tragjike dhe gjithë shteti duhet të angazhohej terësisht për të hartuar një plan të menjëhershëm masash për t’u ardhur në ndihmë të gjithë banorëve që janë prekur nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.4, “Rilindja” gjen edhe kohë për të sulmuar mediat që i nxjerrin “të palarat” dhe skandalet.

Pasi Policia e Lleshit shpalli në kërkim administratorët e JOQ Albania, ditën e sotme Rama, në një akt diktatorial, i ka dhënë urdhër Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) të mbyllin domainin “joqalbania.com” për Republikën e Shqipërisë. Pikërisht aty ku mund t’i vijë përmbysja” – thuhet në reagim.

“Rama dhe Rilindja që ai drejton mesa duket nuk e përtypin dot faktin se qytetarët kanë një hapësirë ku mund të nxjerrin të palarat dhe skandalet e qeverisë dhe instancave të saj, nuk e përtyp dot as faktin që jemi ndër të vetmet media në vend që nuk jemi shitur e as blerë nga sekti “Rilindja” dhe kërkon të na mbyllë gojën.

Kjo është mënyra se si qeveria tenton të vendosë diktaturën ndaj atyre që ofron t’i blejë, por nuk i shiten, tenton t’u mbyllë gojën me censurë duke mos arritur t’i kontrollojë ashtu siç ka bërë me çdo institucion të këtij shteti!

Atij s’i pëlqejnë kritikat dhe tenton të eliminojë zërin e vetëm opozitar që ka mbetur, nuk duron dot zërin e popullit të tij që i rrëfen realitetin e shëmtuar të qeverisjes së tij dhe tenton ta zhdukë. Pa të vetmin dyshim, mund të themi se tashmë ka nisur të instalohet në vend diktatura “Rama”, ku hapat e saj të parë përfshijnë “zhdukjen” dhe “eleminimin” e atyre që ua plasin të vërtetën në sy dhe qëndrojnë në krah të qytetarëve dhe mbrojnë interesat e tyre.

Reagimi duhet të jetë i përgjithshëm, mediatik e ndërkombëtar për këtë regjim që ka instaluar Rama! Ne do luftojmë për Shqipërinë deri në pikën e fundit të gjakut” – thuhet në reagim. 2 ditë më parë Rama kërcënoi me mbyllje ekranesh për ata që do të jepnin lajme të rreme për tërmetin. Me këtë rast ai është bërë tashmë kryeredaktori i të gjithë TV-ve, gazetave, portaleve online duke mos i mjaftuar ERTV-ja e tij. ©LAPSI.al



17 Comments

  1. Rama nuk i braktis asnje sekonde projektet e tij ogurzeza, pavaresisht cdo gjeje. Kjo eshte tipike per diktatoret. Stalini p.sh. gjate luftes me nazistet vazhdonte vrasjet e gjeneraleve apo te tjere disidenteve. Moshumbja e perqendrimit nga e keqja, qe Rama e tregoi edhe me taksen e rruges, e ben shume te rrezikshem kete njeri. Atij as nuk i shkon ndermend largimi nga pushteti. Mjere zgjedhjet e radhes qe ka rrezik te jene te fundit. Kam frike se opozita po tregohet me shume naive se solidare.

  2. AKEP shume drejte ka vepruar per kete rast.
    Por per rastin e ndeshjes Shqiperi’- France, ça masash u moren qe u nderpre komplet sinjali i celulareve….. . Keto kompani i kane mbush pallatet me antena siper tarracave si ne asnje vend te botes

  3. Me komunistafshatarevgjitergej do boni shtet? 18 ballshi ju mbaron pune dhe te fikeni si gjindje me akep dhe akrep bashke.

  4. Shume e drejte qe e mbylli, faqja u mbyll vetem per nje arsye, sepse nxorri lajmin qe ne morg Jane rreth 300 viktima edhe Jo aq sa thuheshin ne media. Duhet te dije ku te frenohet per lajmet spekulative.

  5. o debil mund ti vihet gjobe ose ta cosh ne gjykate e ti besh padi por jo ta mbyllin. Me kete llogjiken tende per kapterri reparti i bie Trump te mbylli CNN

  6. Shqiperise nuk i rrihet pa diktature. Eshte vete populli i till. Nese do ishin te mira keto portalet do isha i pari qe do dilja ti mbroja por kam lexuar karlleqe nga me te ndryshmet aty. Si mos te nderhynte qeveria. Ja u krijua pak diktature. Keshtu per cdo gje jo vetem media

  7. Duket qe po I vjen fundi qeverise. E filloi me tritol e prishje shtepish po e mbaron me doren e zotit qe dha termetin e shkaterrrimin

  8. Nuk eshte informim korrekt kur kjo faqe pacavure shkruan se 300 kufoma ndodhen ne morgun e tiranes dhe qeveria i mban fshehur,per kete eshte mbyllur kjo faqe dhe dy administratoret si trima qe jane jane fshehur nga skifterat e salihut,prandaj dhe ata qe I mbrojne I perkasin perkrasve te salihut,po te jene burra dhe mendojne qe jane me te verteten dhe kane fakte te perballen ne gjykate,zhdukja tregon qe jane te paguar

  9. Shumë shuuuuumë mirë ja ka bërë… gazetar leshi ka shqipëria hiq dy tre, të tjerët janë injorant interesaxhinj të politikës gjakëpirëse shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *