• |
ide | kryesore

Reshjet e para të borës në vend, ky është parashikimi i motit për sot

Arkiva, Lajme, Të fundit



Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu deri pasdite. Në pjesën e dytë të ditës pritet mot i kthellët.

Për herë të parë në zonat veriore dhe verilindore reshjet do të jenë në formën e dëborës.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do variojnë: në zonat malore nga 00ºC deri në 07ºC, në zonat e ulëta nga 05ºC në 14ºC dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 15ºC.

Era do të fryjë në drejtim Jugor me forcë valëzimi deri në 3-4 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu në të gjithë territorin. Në zonat e thella malore reshjet do të jenë në formën e dëborës. Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -2ºC deri në 06ºC dhe në zonat e ulëta nga 02ºC në 08ºC.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qytetet kryesore të vendit:



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *