• |
ide | kryesore

Bebe Rexha e impresionuar pas vizitës në Shqipëri

Paparazzi, Slider



Bebe Rexha është një ndër personazhet e njohur të ekranit që vendosi të kontribojë në ndihmë të personave të prekur nga tërmetet.

Ajo vendosi të bëjë të lumtura dy familje dhe për të parë se paratë shkuan në vendin e duhur, ajo vendosi të vijë vetë ta shohë çdo gjë nga afër.

Këngëtarja bëri një udhëtim të shkurtër në Shqipëri dhe tregoi se gjendja ishte me të vërtetë e vështirë.

Por, ditën e sotme teksa është kthyer në shtëpinë e saj, ajo ka publikuar disa foto në Instagram dhe tregon se pavarësisht vështirësisë banorët e prekur nga tërmeti kishin në shpirt mikpritjen.

“Dje unë u ktheva nga një udhëtim 2-ditor në Shqipëri për të parë si fillim dëmet nga tërmeti dhe duke u takuar me ata që janë prekur prej tij. Jam shumë e impresionuar nga zemra dhe mirësjellja e njerëzve atje, si dhe nga çdokush tjetër rreth botës që ka kontriubuar. Nuk mundemi t’ju falenderojmë mjaftueshëm. Kemi përzgjedhur dy shtëpi të dëmtuara nga tërmeti për t’i rindërtuar, si fillim. Ju lutem vazhdoni të shpërndani informacionin për këtë tragjedi dhe për ndihmën që ka nevojë Shqipëria. E dua vendin tim. Të dua Shqipëri!”, ka shkruar Bebe.

 

Nëpërmjet fotove Bebe ka treguar edhe njerëzit që takoi dhe shihet se ajo është mjaft e afërt me të gjithë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *