• |
ide | kryesore

Eliza Dushku dhe Universiteti i Harvard-it ndihmojnë Shqipërinë

Paparazzi, Slider



Eliza Dushku, do të shfaqë këtë të premte në Universitetin e Harvard-it filmin dokumentar të realizuar prej saj, “Dear Albania”.

Aktorja, vëllai i saj Nate Dushku si dhe studentë shqiptarë në “Harvard” po organizojnë këtë event bamirësie me qëllim mbledhjen e fondeve për familjet shqiptare të prekura nga tërmeti.

Sipas “Prive.al”, biletat do të jenë falas dhe pas transmetimit të dokumentarit do të mblidhen fonde nga njerëzit vullnetarë.

Pasi mori vesh lajmin tragjik për Shqipërinë, Eliza reagoi e prekur me një postim në llogarinë e saj në Instagram, ku kishte publikuar një zemër të kuqe me shqiponjën dykrenare në mes. “Shqipëri, të dua. Për të gjithë ata që u prekën nga ky tërmet shkatërrues, ju dërgojmë lutjet dhe dashurinë tonë dhe po mbledhim menjëherë ndihma. Qëndroni të fortë. Jemi me ty Shqipëri.”- shkruante aktorja në postim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *