• |
ide | kryesore

Presidenti i Fiorentinës tallet me Ibrahimovic: “Këtu mjaftoj unë që jam plak!”

Sport



Mes dëshirës dhe pamundësisë ndonjëherë del batuta e duhur për të shkaktuar reagimin e një kampioni si Zlatan Ibrahimovic. Suedezi mund të ketë një pretendent të ri në Serie A, të paktën kjo është idea që krijohet në faqen zyrtare të Tëitter të Fiorentinës: shihet një foto e sulmuesit që mban në shpatulla fanellën viola (është ndeshja e 2012, Milan-Fiorentina 1-2, goli kuqezi i shënuar pikërisht nga Ibrahimovic).

Mesazhi është ai i një ftese të hapur: “NMezi presim të të rishohim në Itali”. Por presidenti i klubit, Rocco Commisso, ka bërë një batutë që vështirë se mund të kalojë pa përgjigjen e suedezit: “Nuk do të vijë, këtu mjaftoj unë që jam plak!”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *