• |
ide | kryesore

“I fiksuar gjithnjë pas idesë për tu bërë futbollist”: De Ligt rrëfen thirrjen e parë me Hollandën

Sport



Sapo është kurorëzuar me cmimin si lojtari Under 21 i vitit, Matthijs De Ligt ka rrëfyer për France Football se si rruga e tij ishte shënjuar që fëmijë: “Isha i fiksuar nga idea për tu bërë futbollist. Ndoshta do të isha bërë menaxher, për të tentuar të kaloja Raiola (menaxheri i tij). Ose do mundohesha ta rekrutoja! Shakatë mënjanë nëse nuk do tia kasha dalë në futboll nuk e di si do kishin shkuar gjërat, nuk e kam menduar cfarë do të mund të kisha bërë “.

Mbrojtësi i Juventus ka folur më pas për sezonin e tij të fundit me Ajax: “Kujtimi im më i mirë mes profesionistëve është vitin e kaluar. Fituam kampionatin, Kupën e Hollandës, shkuam fare pranë finales së Champions League. Ishte e mrekullueshme”.

Por mendimet nuk i largohen nga kombëtarja e tulipanëve, me të cilët ka debutuar në moshë fare të re: “Po haja mëngjes në qendrën e Ajax. Trajneri mu afrua të më fliste e pieta veten cfarë kishte për të më thënë. Por ai më lajmëroi se isha përzgjedhur në kombëtaren e Hollandës. Telefonova menjëherë tim atë për tia thënë. Është një nder shumë i madhe të luash për kombëtaren dhe të arrish ta bësh në moshën 17 vjecare: është dicka e pabesueshme”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *