• |
ide | kryesore

Devis Xherahu flet për planet e martesës

Paparazzi, Slider



I ftuar pasditen e sotme në emisionin “Ftesë në pesë” me Bieta Sulon ishte këngëtari  Devis Xherahu dhe partnerja e tij, Ertemiona Mejdani.

Çifti tregoi më shumë detaje rreth marrëdhënies së tyre, jetës private si dhe planeve që të dy kishin për të ardhmen.

Të pyetur nga moderatorja nëse kishin në plan të zhvillonin një ceremoni martese, të dy e pohuan këtë gjë.

Ata u shprehën se janë gati ta kurorëzojnë që nesër me martesë dashurinë e tyre 9-vjeçare.

Gjithashtu, Devisi dhe Ertemiona folën për zgjerimin e familjes, gjë që të dy e dëshironin shumë.

Ertemiona u shpreh se Devisi është në momentin e duhur për t’u bërë baba, ndërsa këngëtari shtoi se i do shumë fëmijët dhe se do të ishte një baba shembullor.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *