• |
ide | kryesore

Video/ Çudia e Duros, rivalizon për titull, por bën tifo për ta: “Jam gjithmonë me Partizanin”

Sport, Video



“Për Tiranën nuk ka shans që të bëj tifo”. Këto janë fjalët hyrëse të Shpëtim Duron, menjëherë sapo ka likuiduar bardheblutë 1-3 në Selman Stërmasi me Kukësin e tij. Tekniku, me një të shkuar të gjatë tek Partizani, si lojtar e trajner, pavarësisht se sfidon pikërisht të kuqtë në luftën për titull, tregon haptazi se bën tifo për ta në derbi.

Një zgjedhje që mund të krijojë debat, por që në fund të fundit është zgjedhje zemre, pavarësisht se shkon kundër interesit: “A do jem me Tiranën në derbi? Nuk është sekret, jam lindur e rritur te Partizani, edhe pse drejtoj Kukësin – është shprehur Duro -. Jam gjithmonë me Partizanin. Sot i kërkova lojtarëve që të mos më prishin bilancin me Tiranën, përherë kam dal triumfues ndaj tyre”.

Kukësi është tashmë në kuotën e 24 pikëve, vetëm një larg Partizanit kryesues, që javën e ardhshme duhet të përballet me Tiranën në derbin e kryeqytetit. E megjithëse një sukses i bardhebluve mund ti jepte kryesimin Bluve, Duro zgjedh të bëjë tifo për rivalin e dashur…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *