• |
ide | kryesore

Camila tregon njohjen me Shawn, ‘Ishte e çuditshme’

Paparazzi, Slider

Camila Cabello dhe Shawn Mendes kanë vetëm pak kohë që kanë bërë publike lidhjen e tyre të dashurisë. Së fundmi në një intervistë për “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, Camila ka treguar se si ka qenë në fillim lidhja me Shawn.
Ajo ka rrëfyer se në muajt e parë gjithçka ishte shumë e çuditshme, pasi nuk dinte si t’i thërriste të dashurit të saj. “Ndiheshim në siklet dhe nervoz dhe çuditshëm, dhe tani jemi më të mëdhenj dhe nervozë dhe të çuditshëm.
Ishte pak e çuditshme në fillim. M’u deshën 2 muaj që unë të filloja e ta quaja atë zemër. Nuk mundesha. Nuk doja të thosha emrin e tij, sepse ishim në një lidhje, por nuk doja as t’i thërrisja zemër dhe prandaj i thërrisja ‘hej, ti’…
Është e çuditshme, por është mirë”, ka thënë Camila. Dy këngëtarët janë njohur me njëri-tjetrin rreth 6 vite më parë në një turne të Austin Mahone dhe Camila ka rrëfyer se asokohe ata ndjenin diçka për njëri-tjetrin, por nuk e kuptonin sepse ishin të vegjël në moshë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu