• |
ide | kryesore

Lamtumirë Sarri: Juventus nis kontaktet me zëvendësuesin

Sport

Humbja e parë sezonale do të mund të sjellë lëvizje të rëndësishme në sezonin e Juventus dhe pozicioni i Maurizio Sarri është gjithmonë e më shumë i lëkundur, duke parë edhe mungesën e dukshme të lojës. Zhgënjimi i parë sezonal ka ardhur edhe për bardhezinjtë, skuadra e vetme e madhe në Europë e pamundur, e ka bërë shumë zhurmë. Humbje me përmbysje nga Lazio, 3-1 në “Olimpico”, në kohën kur Juventus nuk arriti të shfrytëzojë gjysëm hapin e gabuar të Interit, bllokuar 0-0 të premten nga Roma.

Një humbje që, përveç largimit në dy pikë nga vendi i parë, mund të sjellë lëvizje edhe në optikën e merkatos së futbollit. Disa lojtarë kanë dështuar përsëri edhe një herë tjetër rastin për t’u shfaqur (Bernardeschi i pari), por mungesa e lojës së bukur është duke qendruar me të vërtetë si shpata e Demokleut mbi kokën e trajnerit. Për më tepër në ditët e kaluara është folur për një Sarri në telashe dhe situata nuk është përmirësuar aspak pas disfatës kryeqytetase.

ZËVENDËSUESI – Nëse nuk arrin të fitojë të paktën kampionatin, apo Champions League, lamtumira e Sarrit në fund të sezonit do të jetë praktikisht e sigurtë, por nuk është e përjashtuar që ndarja mund të vijë e parakohshme, në rast se gjërat do të përkeqësohen. Nëse nga njëri krah vazhdon të flitet për ëndrrën Guardiola, nga ana tjetër janë disa pista që për momentin duken më konkrete. Shumë kontakte të para tashmë janë kryer për të testuar gatishmërinë për të stërvitur Juven. Në këtë drejtim, njeriu që i vendos të gjithë dakord në Continassa është Maurizio Pochettino, i zëvendësuar nga Mourinho tek Tottenham. Trajneri argjentasi është testuar tashmë nga disa ndërmjetës dhe ka mbetur praktikisht i goditur nga hipoteza bardhezi.

MES SARRI E RONALDO, DO TË QENDROJË VETËM NJË – Të tjerë emra që pëlqehen janë të arritshëm vetëm në qershor (Klopp, Simeone Inzaghi dhe Zidane), por, sikurse është thënë, në rast problemi është e nevojshme një zgjidhje urgjente. Kështu, për zgjedhjen e trajnerit të ardhshëm bardhezinjtë mund të ndalen edhe në raportin jo shumë të mirë mes Sarrit dhe Cristiano Ronaldo, i pakënaqur nga trajtimet e bëra nga ish-trajneri i Chelsea.

1 Comment

  1. Ky shkruesi siç duket tifoz i juves ( si shume shqiptar qe jane te vetmit ne bote te jene tifoze me skuadra te huaja) flet per zgjedhjen e trajnereve nga juventus, sikur varet nga ata se cilin trajner te marrin, sikur klubet e tjera te jene klube inferiore dhe zuska e vjeter mun d te bleje cilindo, (ashtu siç ka blere albitrat nder vite) kur dihet qe te gjthe klubet qe permend ky shkruesi jane shume me te pasur se juve dhe jane ata qe vendosin. Ps: duhet qe dikush ti mesoje ketij fillestari se artikujt shkruhen e shkrhen me realitet jo me tifozeri, alla klube i lagjes, aty ku siç duket inspirohet ky shkruesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu