• |
ide | kryesore

Maradona fiton gjyqin kundër stilistëve: D&G përdori emrin e tij pa konsensus

Sport



Maradona shënon një gol në gjyq. Pibe de Oro ka fituar në fakt çështjen e nisur në 2017 kundër firmës Dolce & Gabbana për përdorimin abuziv të emrit dhe imazhit të tij. Në detaje, shtëpia e famshme e modës, është dënuar se i ka veshur një modeleje një fanellë të kaltër, të ngjashme me atë të Napoli, me numrin 10 e emrin e Maradonës, gjatë një eventi në 2016. Sipas Gjykatës së Milanos, përdorimi i emrit të Diegos “përcjell sugjerime të veçanta të hijeshisë historike dhe përsosmërisë së futbollit, dhe sipërmarrësve të palëve të treta nuk mund ti lejohet t’i përdorin ato, pa miratimin e personit të duhur”.

Gjykatësi u dha arsye avokatëve të Diego-s, duke deklaruar se nuk korrespondon me rregullat e tregut “përfitimi nga shfrytëzimi parazitar i njerëzve të tjerë”, duke konstatuar gjithashtu se në koleksionin D&G përdorimi i emrit të Maradonës “ishte bërë qartësisht për të përvetësuar ato përbërës tërheqës, të qenësishëm, në thirrjen ndaj historisë prestigjioze sportive të futbollistit legjendar. “Për këto arsye projektuesit u dënuan me kompensim për dëmin e pësuar nga ish-ylli i Napolit, i vlerësuar në rreth 100 mijë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *