• |
ide | kryesore

Video/ Atalanta e Gjimshitit hyn në histori: fiton 3-0 në Ukrainë e shkon në 1/8 në debutimin në Champions

Sport, Video



Përtej limiteve të saj, përtej mungesave të Zapata, Ilicic e Toloi, përtej cdo parashikimi. Pas tre ndeshjeve e tre humbjeve, Atalanta kishte një këmbë e gjysëm jashtë Champions, por në ndeshjen e fundit i futi brenda të dy, duke u kualifikuar për 1/8 në të vetmen mënyrë të mundshme: duke fituar. Një sukses që është më shumë se aq: një mrekulli sportive, një fitore e padiskutueshme, arritja e panumërt e një skuadre që nuk vdes kurrë e nuk lodhet se befasuari. Këndojnë vetëm 500 tifozët e Dea-s në stadiumin e Shakhtar të shtangur: 3-0 me tre gola në pjesën e dytë, sepse ishte edhe fitorja e durimit, e kujdesit, përvec kapacitetit për të shfrytëzuar, në 45 minutat e dyta, cdo rast të krijuar.

Një skuadër që ka ndërtuar pikat e forcës tek Gollini, Berat Gjimshiti, qendërmbrojtësi i Shqipërisë, gjithnjë e më i besueshëm për teknikun. Edhe në Ukrainë shqiptari luftoi, stabilizoi repartin dhe madje edhe mund të shënonte në pjesën e dytë, në goditjen me kokë, në zhvillimet e një goditje këndi. Por mbi të gjithë strategu i këtij suksesi është Gasperini, që e ka bërë Atalantën një skuadër të rrezikshme. Bergamaskët kishin mundësinë të bëheshin skuadra e parë në histori që kualifikohej në Raundin e 16 më të mirëve pasi humbi tre ndeshjet e para: duhej të fitonin në Ukrainë dhe të shpresonin që Manchester City të mos mundej nga Dinamo Zagreb. E në fund llogaritë dolën…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *