• |
ide | kryesore

Champions/ Gasperini vendos Shakhtar nën presion: “Ata kanë më shumë shanse”

Sport



“Për ne është një mundësi e madhe. Jemi të detyruar të fitojmë për të kaluar në 1/8 e finaleve, si ne, ashtu dhe Shakhtar. Por ukrainasit e nisin me më shumë shanse, sepse kanë më shumë pikë dhe janë më përpara se ne në renditje”. Gianpiero Gasperini, nga “Metalist Stadium” i Ukrainës, ku të mërkurën e 11 tetorit, në mbrëmje, do të konsumojë takimin me historinë e madhe, e vendos të gjithë presionin mbi Donetsk. Në ndeshjen e fundit të grupit C në Champions League, tekniku i Atalanta i përgjigjet indirekt konkluzioneve të trajnerit vendës, Luis Castro. “Kemi 50 përqind të mundësisë secili. E konsideroj kundërshtarin si kolektiv, jo si individë të vetëm: nuk jam i sigurt që mungesat do të peshojnë”.

Tekniku zikaltër ndalet në kryqëzimin epokal që vjen nga renditja e fundit, 4 pikë ndaj 5 të Dinamos së Zagrebit, që do të presë Mançester City tashmë matematikisht i pari (11), dhe 6 të rivalëve të sfidës: “Duke fituar, në rastin më të keq do të vazhdojmë të paktën në Europa Ligë, është e qartë që do të duhet të presim rezultatin e Zagrebit – shpjegon ai – Pa Ilicic dhe Zapata, më duket se kemi luajtur tashmë katër herë: do të përshtasim zgjidhje të ndryshme. Në një kalendar kaq të ngjeshur në impenjime ndodh që duhet të bësh edhe pa të dëmtuarit, apo të skualifikuarit si Toloi”.

Mbrojtja me tre Gjimshiti – Kjaer – Palomino, Muriel i vetmi sulmues me dy trekuartistë (mesfushorë pas sulmuesit) mes tyre i domosdoshmi Gomez dhe ndoshta ish-xholi i radhës i përdorur gjatë ndeshjes: “Nuk kam vendosur akoma nëse do të luajë Malinovski, apo jo, di që është i vlerësuar dhe i pritur, sepse është ukrainas dhe di edhe të luajë mirë. Në ndeshjen e vajtjes ka qenë një sfidë e ekuilibruar ndaj një kundërshtari të niveli të lartë teknik, por pikët na kishin dënuar shumë – përsërit Gasperinin – Shpresoj të përmbyset rezultat. Duhet të përballojmë fazën sulmuese të Shaktar dhe të jemi të zotë në 20 metrat e fundit”. Një recetë jo e thjeshtë, por bergamaskët besojnë: “Nëse kemi arritur deri këtu mund ta luajmë kalimin në 1/8 e finaleve dhe sepse e kemi merituar – mbyll Gasperini – Kishim nisur grupin me tre humbje rresht: ajo e së nesërmes mbrëma është një mundësi e madhe së cilën do ta shfrytëzojmë me entuziasëm”.

FORMACIONET E MUNDSHME

SHAKHTAR DONETSK (4-2-3-1): Piatov; Dodo, Krivtsvo, Matvijenko, Ismaili; Stepanenko, Alan Patrik; Marlos, Kovalencho, Taison; Junior Moraes Trajner: Carlos
Në dispozicion: Shevchenko, Kocholava, Bolbar, Marcos Antonio, Tete, Konoplyanka, Solomon
ATALANTA (3-4-2-1): Gollini; Gjimshiti, Kjaer, Palomino; Castagne, De Run, Frojler, Gosens; Gomes, Pasalic; Muriel Trajner: Gasperini
Në dispozicion: Sportiello, Massiello, Ibanez, Arana, Hatebur, Malinovski, Barrov



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *