• |
ide | kryesore

Dyshime mbi ndarjen e Cara dhe Ashley (Foto)

Paparazzi, Slider



Interneti po përjeton dilemën e radhës. Këtë herë bëhet fjalë për çiftin e vajzave, Cara dhe Ashley që sipas një statusi publikuar nga modelja ~janë ndarë!

Dy ditë më parë, Cara postoi një status në Twitter ku shkruante: “Unë dhe Ashley jemi ndarë.” 20 minuta më pas, ky status u fshi. Dyshja janë bashkë prej një viti e gjysmë dhe dukeshin kaq të dashuruara sa askush s’e kuptoi prej nga doli kjo deklaratë e papritur.

Një pjesë e mirë e fansave aludojnë se adresa e modeles mund të jetë vjedhur dhe shanset që të jetë pikërisht kjo arsyeja janë më të larta se një ndarje e mundshme.

Sidoqoftë, derisa njëra prej tyre të thotë diçka rreth statusit enigmë, kemi dyshimet tona. Ylli i “Pretty Little Liars” dhe Delevingne  e bënë publike marrëdhënien e tyre këtë vëre, përmes një puthjeje pasionante, postuar në Instagram.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *