• |
ide | kryesore

Rikthehet… ‘modesti’ Mou: “Kush ka fituar grupin ka frikë nga Tottenham-i im”

Sport



“Jam më i fortë. Jam kokëulur mjaftueshëm për të analizuar karrierën time”: kështu José Mourinho ka folur rreth një muaj më parë në konferencën e tij të shtypit të prezentimit. Portugezi ka thënë se ka menduar shumë për gabimet e bëra në karrierë e se e ka shfrytëzuar kohën larg fushave, pas largimit nga Manchester United për tu bërë më i mirë. Por fjalët e thëna pas humbjes me Bayern Mynih e Tottenham konfirmojnë që ujku qimen e ndërron, po zakonin nuk e harron.

Mourinho udhëhoqi Spurs në dy ndeshje në këtë Champions, duke fituar tre pikët vendimtare për të kaluar në 1/8: pas suksesit me përmbysje kundër Olympiakos (4-2) erdhi humbja në fushën e Bayern kryesues (3-1) por që nuk influencon ecurinë e nën kampionëve të Europës, që në raundin tjetër do të luajnë me një ndër Barcellona, Juventus, Psg, Valencia ose Leipzig. Si raporton Four Four Tëo, Mou është i bindur që skuadra e tij ka shenja rritje: “Mendoj se asnjë skuadër e para në grupin e saj nuk ka dëshirë të luajë kundër nesh në 1/8. Jemi një nga skuadrat më të forta ndër të dytat”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *