• |
ide | kryesore

Kërkimet më të shumta në Google për 2019

Paparazzi, Slider

Sipas kërkimeve të ‘Google’ për vitin 2019-të rezulton se njerëzit jetojnë për pak dramë. Disa nga kërkimet më të shumta të këtij viti kanë të bëjnë me personazhet e njohur që kanë qëndruar në krye të lajmeve për shkak të skandaleve të tyre, që lidhen kryesisht me armiqësitë. Rasti i sulmit të Jussie Smoller, debati publik mes James Charles me yllin e ‘Youtube’ Tati Westbrook, apo tradhëtia e Jordyn Woods me Tristan Thompson ndaj Khloe Kardashian, i ka vendosur këta emra në krye të kërkimeve të ‘Google’.


Në krye të listës në kategorinë e aktorëve dhe njerëzve qëndron Jussie Smoller, i cili ju tregoi policëve të Chicago se dy meshkuj e kishin sulmuar, ofenduar dhe i kishin hedhur një lëng kimik në trup. Pas disa investigimeve rezultoi se kjo histori ishte e shpikur dhe sot Jussie duhet të paguajë 130 mijë dollarë për këtë gjë. Edhe “beteja” publike mes Tati Westbrook dhe James Charles tërhoqi vëmendjen e të gjithëve këtë vit, sidomos të atyre që janë të interesuar për trendet e fundit të bukurisë. Edhe emri i Jordyn Woods është pjesë e listës së kërkimeve të ‘Google’, pasi tradhëtia e saj i tronditi të gjithë. Ajo u pa duke u puthur me partnerin e Khloe Kardashian, Tristan Thompson, dhe askush nuk e priste diçka të tillë duke qenë se Jordyn ishte personi më i besuar i familjes Kardashian-Jenner. Kjo është cilësuar si tradhëtia e dekadës dhe prandaj ky rast tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu