• |
ide | kryesore

Pagesa e lartë habit fansat, aktorja shpjegon pse paguhet aq shumë

Paparazzi, Slider

Reese Witherspoon e ka vërtetuar që është një nga njerëzit më të fuqishëm në Hollywood.

Jo vetëm ka fituar një çmim Oscar dhe ka luajtur në filma tejet të suksesshëm si Legally Blonde, por edhe ka qenë producente e filmave hit si “Gone Girl”, “Wild” dhe serialesh si “Big Little Lies” dhe “The Morning Show.” Sidoqoftë, njerëzit i shqetëson paga e saj. Witherspoon dhe Jennifer Aniston janë protagoniste në programin e parë të Apple Tv+, “The Morning Show”, dhe secila prej tyre paguhet 2 milionë dollarë për episod. Pagesa është kritikuar shumë, prandaj aktorja ndjeu nevojën të mbrohet në një intervistë për The Hollywood Reporter.


“Duket sikur u ka mbetur hatri, a thua se s’vlejmë aq apo është mund i çuar dëm. Dhe thjesht vras mendjen, pse mendojnë kështu,” tha ajo. “Ju garantoj se këto kompani janë shumë të zgjuara dhe nëse bien dakord me pagesën, bien dakord për një arsye,” vijoi Witherspoon . “Një ushtri avokatësh dhe konsulentë biznesi ranë dakord për pagesën sepse e dinin që do të fitonin më shumë. A bezdisen njerëzit kur Kobe Bryant apo LeBron James negociojnë për pagesën?”

Arsyeja, siç u bë mëse e qartë, është seksizmi. Kur burrat paguhen shumë apo kërkojnë të paguhen më shumë, s’ka kurrfarë problemi.

Mungesa e roleve interesante për gra ishte një nga arsyet që e shtynë Witherspoon të angazhohej si producente. “Prej nesh, si gra, pritet që të shohim punët tona – dhe kjo ishte nxitja ime. Nuk fjeta netë me rradhë. Mbaj mend që telefonova një mikeshë dhe e pyeta ‘Çfarë po bëjmë për këtë problem?’” tha ajo për THR, në lidhje me kritikat që kanë marrë ajo dhe gra të tjera që kanë zgjeruar fushën e aktivitetit përtej aktrimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu