• |
ide | kryesore

Champions League : tmerri i shortit e ka emrin Real Madrid

Sport



Champions League përshëndet fazën e grupeve dhe futet në zemrën e sfidave me nokaut: sot në Nyon – selia e UEFA – u zhvillua shorti për raundin e 1/8-ave: Real Madrid me Manchester City do të jetë superndeshja e kësaj faze. Ky short ka nxjerrë çifte shumë interesante, të cilat do dhurojnë emocione dhe spektakël. Një sfidë emocionuese do të jetë edhe ajo mes Liverpool dhe Atletico Madrid. Ndërkohë një short disi më i favorshëm për Juventus të cilit goglat i sollën përballë Lyon, Napoli me Barcelona, Atalanta me Valencia. Shorti ka rezervuar një përballje të vështirë për Napolin i cili do të sfidojë Barcelonën. Ndërsa italiania tjetër Atalanta do të luajë ndaj Valencia, një kundërshtar relativisht i kënaqshëm për ta, duke patur parasysh skuadrat që ka shmangur.

Raundi i 1/8-ave:

1) Dortmund- PSG

2) Real Madrid- Manchester City

3) Atalanta-Valencia

4) Atletico Madrid- Liverpool

5) Chelsea – Bayern Munich

6) Lyon – Juventus

7) Tottenham-Leipzig

8) Napoli-Barcelona



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *