• |
ide | kryesore

Anxhela fiton çmimin ‘Kënga e vitit’, dhuron shumën për të dëmtuarit nga tërmeti

Paparazzi, Slider



Anxhela Peristeri fitoi mbrëmë çmimin “Kënga e Vitit”, në 15-vjetorin e “Çmimeve Kult”.

“Pa mua”, ishte kënga e shpallur fituese, e kënduar nga Anxhela Peristeri dhe e kompozuar nga Kledi Bahiti. Pas eventit, Anxhela deklaroi me një postim në Instagram se të ardhurat nga ky trofe do shkojnë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti. “Shume e nderuar qe akademia Kult vleresoi ‘Pa mua’ si kenga e vitit mes 5 kolegeve e miqve ne gare. Kjo kenge me ka dhene nje dashuri te madhe nga publiku, nje trofe per nje kompozim jashte festivaleve nga Kledi Bahiti qe e meriton kete cmim njesoj si une! Sic e thashe edhe ne skene, njoftova akademine qe te ardhurat e trofeut te shkojne per te prekurit e termetit te 26 Nentorit. Ju faleminderit te gjitheve”, shkruan Anxhela.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *