• |
ide | kryesore

Arrestohen dy shqiptarë në Britani, kishin ngritur fermë kanabisi

Lajme



Dy emigrantë shqiptarë janë arrestuar në Britani, pasi u kapën në një fermë të kultivimit të kanabisit. Mediat në Britani raportojnë se droga ishte mbjellë në Derbyshire dhe ishte sistemuar në dhoma dhe papafingo, por u bastisën nga policia pas informacioneve të dhëna nga banorë të zonës.

Autoritetet sekuestruan më shumë se 200 pimë kanabis, ndërsa të arrestuarit janë emigrantët e paligjshëm shqiptarë Sukses Cenaj dhe Armando Iberhasaj.

Dy 23-vjeçarët, të cilët kishin mbërritur në fillim të këtij viti, thanë se ata kishin qenë në pronë për disa ditë dhe ishin duke u paguar për mirëmbajtjen e lëndës narkotike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *