• |
ide | kryesore

Brad Pitt dhe Jennifer Aniston vendosën ta lënë pas të shkuarën

Paparazzi, Slider



Burime për Us Weekly, bëjnë me dije se Brad dhe Aniston kanë vendosur ta lënë pas të shkuarën dhe të ecin para, pa menduar se si njëherë e një kohë, aktori e la për Angelina Jolie-në.

“Jen dhe Brad shkojnë shumë mirë tani me njëri tjetrin sepse kanë vendosur ta hedhin pas krahëve të shkuarën dhe të mos analizojnë më çfarë nuk shkoi mirë. Të dy, duan të shohin përpara, jo pas. Ai po e mban përgjegjësinë e tij. S’e kuptoi atë kohë dhimbjen që i shkaktoi Jennifer-it. Ishte kaq i dhënë pas Angelina-s sa s’shihte më jashtë atij tuneli.”

Miqtë e tyre thonë se kalojnë shumë kohë bashkë dhe e shijojnë shoqërinë e njëri tjetrit.  “Për Jeniffer të shohë Brad-in është si të shohë një mik të vjetër, shumë të dashur. Ka një lidhje të pandashme mes tyre.”

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *