• |
ide | kryesore

Të gjitha akuzat/ Kush po e sulmon Elvana Gjatën?

-Instant, Kryesore



Mënyra si si reagoi Elvana Gjata pas humbjes së çmimit të parë në festivalin e 58 në RTSH, dhe sidomos ajo se si u soll prezantuesja Alketa Vejsiu, jo vetëm që lanë në publik idenë e një pakti të prishur që konsistonte në fitoren pa garë të këngëtares, por mbi të gjitha ato kanë prodhuar në publik efektin e kundërt. Kështu, në vend që ta shohë si viktimë që i është ngrënë haku, një pjesë e njerëzve dhe opinionistëve kanë filluar ta vështrojnë Elvana Gjatën si një artiste arrogante që as denjon ta pranojë konkurencën me një baby face si Arilena Arra. Nga njëra anë ka personalitete si Adelina Ismaili, që e përshëndetën fitoren e Arilenës si një sukses “pa ndihmën e parave dhe të shitjes së trupit”. Pa e përcaktuar se kush i kish bërë këto mëkate, Adelina shigjetoi Alketën për mënyrën se si qe sjellë me fituesen.

Lexo më tej:

Dyshimet/ A u manipulua çmimi i fituesit të festivalit?

Por kishte edhe nga ata që qenë më të drejtëpërdrejtë. Kështu poeti dhe skenaristi Petrit Ruka u bazua në elementin e tekstitë të këngës së Elvanës për ta bërë copë atë. “Organizatorët e këtij festivali duheshin “arrestuar” në sallë për krim ndaj gjuhës shqipe dhe fyerje të rëndë të dinjitetit te kultures kombëtare shqiptare. Duhet hartuar me ngut një ligj i posaçëm që këngët në Festivalin e RTSH duhet të vijnë patjetër në standard dhe të kenë poshtë firmën aprovuese të dhjetë poetëve më të mirë të vendit. Unë vetë nuk do ta pranoja këtë tekst edhe sikur të vinte me muzikën e Ennio Morricone-s” ka shkruar Ruka dhe si për ta çuar në ekstrem qesharakëzimin ka botuar edhe tekstin e këngës të cilës Elvana i ka bërë edhe fjalët edhe muzikën edhe e ka kënduar vetë…

Ti kam fal ty me tana

Me tana o me tana

Dashni me fal

O kush ka me ma nal?

A ma thua edhe sa

Duhet të pres ty me të pa

Ta di, dua ta di dhe sa

Kohën ndale ndale

Të shkoj ngadale ndale

O më ngadale ndale

Na na na na na

Po me tekstin ka zgjedhur të merret edhe gazetari Mentor Kikia, i cili ka bërë edhe një shkrim shumë të fortë kundër Elvana Gjatës, në kohën që emri i saj u përfshi në një plagosje të blloku, duke e qujatur si një antimodel për shoqërinë.

“A shikon ndokush donjë fije poezi në këtë tekst? Unë them askund, as poezi, as mesazh, vetëm fjalë kuturru. Çfarë do të thotë “me tana”? Në shqipen zyrtare do të thotë “me të gjitha, me të tëra”. Në gegënisht thuhet “me të tana”. Ndërsa në elvanisht, shkurtohet në “me tana”.

Résultat de recherche d'images pour "elvana gjata"

Por edhe Pandi Laço që ka dashur ta marë në mbrojtje këngëtaren si një copëz në mozaikun e përgjithshëm të një kulture bajate, megjithëse fajëson gjithë shoqërinë për shijet që ka kultivuar e ka renditur Elvana Gjatën mes “mëkatareve”

“Ne kete kaos muzikor, sot guret hidhen mbi Elvanen, por ne keto dite Krishtlindjesh, me lejoni tju sjell nje fragment te Bibles, kur para Krishtit, gati po ekzekutohej nje grua. “Kush nga ju eshte pa mekat, atehere le te hedhe gure kunder saj”..e duke vijuar ” As une s’mund te te denoj..shko e mos mekato me”-ka shkruar ai.

Pikërisht mëkati i shijeve të këngës që Elvana Gjata prezantoi në festival, i shumfishuar me mëkatin e sjelljes së atyre që e donin fituese me çdo kusht dhe me mëkatin e mediave të sposorizuara që po e shesin si viktimë të një konspiracioni, ka ngjallur gjithë këtë kundërreagim ndaj Elvana Gjatës, që po merr goditjen e dytë, pas mos shkuarjes dot në Eurovision.

©Lapsi.al

  

 

 

 

 

 



32 Comments

  1. e para seshte shqip edhe eshte cop-cop si tekst qe as kuptim nuk ka,kjo ndoshta ishte per folklorin dialekt edhe jo kenge e lehte shqiptare .

  2. Ne fakt nese do kishte muziken e Morikones askujt nuk do t’ja ndiente per tekstin. Sic thot Maks Velo kenga eshte tingull dhe jo tekst, ashtu sic filmi eshte imazh dhe jo skenar. Kompozitor i madh eshte ai qe nuk kerkon asnje avantazh nga teksti, por eshte i afte te te emocionoje edhe me nje na na na te thjeshte. Ne fakt ka kenge te medha thjesht me na na na apo da da da. Te kerkosh mesazh apo kuptim sic bente Kikia dhe Ruka do te thote te zhvleresosh mediumin e muzikes. Absurditeti apo inkoherenca e tekstit nuk mund te jete kriter perjashtues per kengen. Degjoni kenget “Bad Romance” apo “Cool for the summer” p.sh. ku edhe pse teksti eshte “pa lidhje” muzika apo ritmi jane te jazhtezakonshem, aq sa ti nuk e vret mendjen fare per kuptimin, por ato bashkime pa kuptim te fjaleve dhe vargjeve te duken te natyrshme sepse i lidh muzika. Sigurisht ne nje rrafsh tjeter analize mund te gjesh nenshtresa kuptimore, por jane te parendesishme per te shijuar kengen. Edhe poezite e verteta ndonjehere bien ne absurditet per arsye stilistike. Problemi eshte qe kenga e Elvanes ishte bosh edhe nga keto elementet e tjere. Me kriter teksti ndoshta kenga me e famshme e Elvanes do ishte “Gjaku im”, por kete kenge shume pak e njohin. Si perfundim, ta kerkosh suksesin permes tekstit emocionues do te thote te luash piset profesionalisht.

    1. Dy emrat që përmendni për analizë teksti janë në të drejtën dhe profesionin e tyre për të dhënë gjykimine tyre besoj shumë profesional, biles shumë profesional sepse nuk kanë tentuar të gjykojnë për muzikën sepse nuk është fusha e tyre.

      TI mund tureferohesh edhe emrave më të mëdhenj se Maks Velo, por ato janë mendime individuale të thëna në një kontekst të caktuar dhe nuk mund të përdoren si xhol për çfarëdo argumenti e debati. Nuk e di për të tjerët por përjetimet kur lexon një libër janë ku e ku shumë më të thella, më të bukura e të kuptimta se kur të njëjtin libër ti e sheh si imazh, mjafton shembulli i një libri si Harku i triumfit për të provuar të kundërtën e asjj që thotë Maks Velo, ndaç merr Kadarenë etj.

      1. Ti e shijon me shume nje liber te mire sesa nje film te mire te bazuar ne ate liber ndoshta sepse je me i ndjeshem ndaj fjales sesa imazhit. Instrumenti kryesor i filmit eshte imazhi dhe eksperienca tregon qe filmat me te medhenj jane bere me proze mediokre pikerisht sepse imazhi nuk eshte i varur nga fjala. Regjizori do lirine e vet per te arritur maksimumin e artit te tij qe nje tekst perfekt mund te mos ia lejoje pa e gjymtuar vete tekstin. Nuk po them qe skenari apo teksti nuk ka rendesi, por cdo medium duhet gjykuar ne radhe te pare mbi instrumentin e tij baze. P.sh. arkitektura bazohet ne organizimin sa me funksional te hapesirave. Nje nga arkitektet me te medhenj sot Frank Gehry kritikohet sepse i kushton me shume rendesi stilit te godines sesa funksionalitetit. Kritiket me te drejte thone qe ate mund ta vleresojme lart si skulputor apo ndonje lloj tjeter artisti por jo si arkitekt, sepse ne kete rast sakrifikohet instrumenti baze i mediumit (funksionaliteti) per hir te nje elementi dytesor. Ne nje kenge eshte e gabuar te sakrifikohet muzikaliteti per hir te tekstit. Per mua do ishte OK edhe nese teksti do ishte komplet ne Elvanisht (ne nje gjuhe te shpikur)dhe do t’i rrinte shume mire muzikes. Velos i’u referova jo per t’i dhene autoritet pretendimit tim, por per te drejte autori.

        1. Replikë për replikën edhe pse më duket se po e teprojmë.

          E para, arsyeja që bëra replikë me ty lidhej me dy elementë të komentit tënd të parë, me përmendjen e Kikisë dhe Rukës që mendoj se janë specialistë të fjalës dhe vërrejtet e tyre ishin brenda fushës së tyre, dhe duke qenë se janë emra të njohur e seriozë ata diskutuan vetëm si specialistë të fjalës pa hyrë të diskutojnë për elementet e tjera të këngës sepse nuk ndjehen kopetentë në fushat që nuk i njohin, ndryshe nga ne komentuesit anonimë që ia lejojmë vetes të komentojmë për çdo argument ku na duket se ndjehemi mirë.
          Kjo pjesë e replikës sime nuk kishte për qëllim që të vinte tekstin si një ndër elementet e këngës para melodisë së këngës që është elementi kryesor, apo interpretimit që është elementi i dytë, për mua këto tre elementë muzika, interpretimi dhe teksti duhet të jenë në të njëjtin nivel sepse mendohet se kënga më parë ka kaluar në gjykimin e një komisioni vlerësimi dhe ku antarët e këtij komisioni për një festival kombëtar duhet të jenë specialistët më të mirë të muzikës dhe fjalës, gjë që nuk është bërë nga ky komision.

          E dyta një festival kombëtar duhet të reflektojë standardet më të larta të këngës së lehtë shqiptare ku elementi kryesor i këtyre standardeve është elementi kombëtar gjë që mungonte tek kënga.

          Sa për arkitekturën:

          “P.sh. arkitektura bazohet ne organizimin sa me funksional te hapesirave. Nje nga arkitektet me te medhenj sot Frank Gehry kritikohet sepse i kushton me shume rendesi stilit te godines sesa funksionalitetit. Kritiket me te drejte thone qe ate mund ta vleresojme lart si skulputor apo ndonje lloj tjeter artisti por jo si arkitekt,” shkruani në komentin e dytë replikë

          Në këtë vlerësim tuajin ka një kontadiktë me atë që mbroni në komentin e parë, sepse nqs arkitektura bazohet ne organizimin sa me funksional te hapesirave i bie që arkitektura e realizmit socialist të jetë arkitektura më e mirë sepse u zhfrytëzuan hapësirat për të qenë funksionale pra strehimin e njerëzve dhe patëm një lloj uniformiteti ku rrallë gjendej ndonjë element i veçantë si pallati i Maks Velos psh, pra ju keni marrë vetëm elementin e funksionalitetit ndërsa formën apo stilin edhe pse nuk e përmrndni në fillim merrni si shembull pikërisht një arkitekt që nuk ka në qendër funksionaalitetin por formën.

        2. Mjafton fakti qe nje person qe nuk di anglisht dhe shijon kenget e kenduara ne kete gjuhe do te thote qe nje tekst eshte fakoltativ ne muzike .gjithsesi per te futur nje tekst te bukur duhet te cungosh muziken qe nuk eshte normale .edhe ne muziken e huaj ka plot kenge te bukura me nje tekst fare scarso.

    2. “Sic thot Maks Velo kenga eshte tingull dhe jo tekst, ashtu sic filmi eshte imazh dhe jo skenar”

      Po skenografia me një kakofoni shpërqëndruese si imazh çfarë nënkuptonte a përcillte përveç një violine që thërmohej?

  3. Une kengen fiuese nuk e pashe. Kengen e Elvanes e lashe per gjys, se mi lodhi veshet. Elvana duhet te vendose nese do qe te jete kengetare profesioniste, xhingie moderne.

  4. Ne gegnisht shqiptohet:”Me t’tana”, por edhe gjate bisedave t'(t-me apostrofe) nuk dallohet,vetem nji vesh tinzar e identifikon mungesen,pra mos u merrni me pordhe kur nuk i’a keni haberin dialektit gege.
    A mundeni me e lexu’ Fishten!!!??
    Kongresi i drejtshkrimit percudnoj gjuhen shqipe,per me i ba’ qejfin diktatorit.TURP o shqipkare…..!?

  5. Po e vertete me titra. Por boshti kryesor per mendimin tim eshte muzika. Nuk mund te shkosh ne Eurosong me muzike tallava dasmash.
    U provua me Luiz Erlin dhe Lindita Celon dhe ishin deshtime.
    Me e mira deri tani eshte vleresuar Sus dmth balada.

    Por edhe cjerrje e te bertitura si ne rastin e Bucpapaj dhe Aurela Gace nuk i honeps ai eveniment
    Kenga Nentori e Arilenes mendoj se do kishte nje fare suksesi .

  6. Kjo esht njish per kengetare tallavash esht edhe shum budallaqe e shkreta se i duket vetja si Jennifer Lopez meqe nuk ka lene gje pa e imituar

  7. Leri organizatoret menjane, ne duhet te arrestohemi si popull qe kjo jo kenge zuri vendin e dyte dhe per 3 pike desh fitoi ! Cfare turpi !

  8. Ju jeni te gjithe jevgjiter per deri sa merni mundimin te mbroni me lloj-lloj mbrockullash elvanen qe pervec tallavase ajo dhe stonoje gjate konkirimit,kaq mjaftonte per ta eleminuar nga treshja,por ju si jevgjiter mbroni tallavane

  9. I pa emer 11 14 o rrote kari
    Nja 10 komente para teje jane jo per tallavane.
    Jane kunder Elvanes.
    Ke pire o bytheqire?

  10. Eurovizioni eshte festival Gay dhe nuk duhet te prishim traditen e festivalit kombetar per nje degjenerim te tille!

  11. Gegenishtja e ka ne genin e saj zanoret e forta A,O U E etj ndersa toskerishtja ka ne genin e saj zanoren (ë) qe eshte zanore mbytese dhe si e tille e vendos kengetarin ne veshtiresi ne oktavat e larta. Prandaj gegerishtja pelqehet nga kengetaret qe kane vokal te fuqishem. Poeti Ruka si Tepelenes e si poet duhej te fliste e jo si Tepelenesit e zakonshem qe kur kane pushtet e kane mendjen te arestimet.Laberia e Tepelene ne kenget e tyre tradicionale qe eshte isoja perdorin zanoren e dhe ë mbytese. Vete jam nje admirues i isos dhe pse nuk jam toske. Sa per kengen fituese eshte e pa mend te diskutosh per shijet e secilit. Sa per tekstet e dobta jam i mendimit qe nje kompozim i mire duhet te kete nje teks po aq te mire, megjithese ka shume shembuj qe kenget e bukura realisht kane tekst medioker.

  12. T ne t’tana degjohet shume pak. Dhe ka dy perdorime varet ne rastin kur perdoret psh te gjithe dhe gjithe dhe te tere ose tere . Por sia vlen fare me e permen kur e tan kanga kje kot :-):-)

  13. Sa shume jevgjiter tallavaje paska ne tirone,nuk do e besoja po te ma thonin,prandaj ky vend rri ne vend se ka me shumice shurranjose shpellkare me diplome dhe tallaverexhinj

  14. Asht gabim me ba kritiken e tekstit te kanges sepse kjo asht kange qe shifet dhe jo qe ndegjohet!!

      1. Mvaret se çfare mentaliteti ke, une tash jam plak dhe ne mentalitetin tim nuk ..me duhet me pa “lakuriqhane” .Sidoqofte rrofte mendimi i lire per te gjithe pra dhe per ata te cilet nuk pajtohen me mu.
        Meqe nuk paske televizor , uroj ne kete fund vit qe te arrijsh me e ble nji te mire.
        Mundesh me “e pa kangen ne fjale” ne “youtube” t ‘internetit lol.

        1. Faleminderit për urimin.

          Televizor nuk kam jo se nuk mund të ble një apo më shumë si kanë disa, por je më rehat duke mos parë disa fytyra e emisione çedukuese që ta shpifin.

          Kompjuterri të jep të gjitha mundësitë për të zgjedhur çfarë të pëlqen ndrysh nga TV.

          Gëzuar e mbarësi në 2020!

          1. Shume faliminderit per urimin!

            Une televizor kam por ka disa muej qe nuk e kam hap fare !
            Kanale televizive ne gjuhen shqipe nuk kam ketu ku jetoj .Sidoqofte pajtohem me fjalet e jueja qe me internet kemi mundesi me zgjedh ate qe duem me shiku!

            Uroj qe viti 2020 te jete vetem me te mira dhe gezime per ju si dhe per ata qe keni ne zemer! Gezuar!

  15. A e dini cfare eshte rtsh? Cerdhe te pa aftesh dallkauke hajdute intrigante zoraxhinj ku drejtuesit Jane ne maje te zinxhirit ushqimor me mut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *