• |
ide | kryesore

“Do fitojë Elsa Lila?”/ Boiken Lako komenton ikjen e 3 këngëtarëve nga Festivali i RTSH

Arkiva, Lapsi Leaks
festivali



Festivali i Këngës në RTSH po afron, ndaj dhe kureshtja publike shtohet gjithmonë e më shumë. Shumë është folur këto ditë, sidomos online për tërheqjen nga gara të Kejsi Tolës, Samanta Karavellës dhe Sardi Strugës.

Karavella tha se u tërhoq sepse iu ndalua performanca. Bojken Lako, një prej organizatorëve të festivalit jep këtë përgjigje.

“Tërheqja e artistëve është diçka personale. Rregullorja vjet ka qenë edhe më strikte. Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit kemi lejuar deri në 2 performues në skenë. Arsyet e tjera janë krejt personale. Këtë vit do të kemi 6 çmime. Nuk i japim rëndësi shoë-t, por muzikës dhe orkestrës. Duam t’i japim rëndësi tekstit dhe muzikës” – tha Lako.

Edhe këtë vit nuk kanë munguar aludimet për një fitues të paracaktuar të Festivalit. Më së shumti po lakohet emri i Elsa Lilës.

“Juria ka 11 anëtarë. Si mundet që të bien dakord të gjithë anëtarët e jurisë paraprakisht për fituesin? Ato që përfliten janë thjesht lajme për portale që të klikohen” – tha Lako në emisionin E diela jonë” në TVSH. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *