• |
ide | kryesore

Shikoni propozimin e këtij futbollisti të realizuar në mes të fushës (Video)

Paparazzi, Slider



Pas një fitoreje 6-0 në ndeshjen e Ligave Inferiore në Turqi, portieri turk Arslan Uluhan ka marrë të dashurën e tij në fushë, Melisa Yildiz, duke e surprizuar me një super propozim.

Ai kishte përgatitur gjithçka për t’i propozuar partneres, duke iu ulur në gjunjë në mes të fushës së blertë.

Uluhan i ka treguar asaj kutinë e unazës duke u ulur përballë të dashurës, ndërsa ajo s’ka përmbajtur dot veten nga emocioni.

Të pranishmit në stadium kanë filluar të brohorasin, ndërsa Melisa i tha “Po” partnerit i saj, i cili zgjodhi mënyrën më të veçantë për ta bërë këtë ditë të tyren të paharrueshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *