• |
ide | kryesore

VIDEO e 1998/ Shikoni Albin Kurtin si Bob Marley: Nuk do kap kurrë një armë me dorë

Dossier

Në fillim të viteve “90, kreu i “Vetëvendosje” Albin Kurti ka qenë anëtar i Këshillit Organizativ të Protestave Paqësore studentore që kërkonin lirimin e objekteve universitare të uzurpuara me dhunë nga regjimi i Millosheviçit. Ai ishte njëri ndër udhëheqësit e protestës historike studentore më 1 tetor 1997 e cila u shtyp brutalisht nga policia e Millosheviçit.

Më poshtë është një video e mbërritur në lapsi.al kur Albin Kurti me një pamje “alla-Bob Marley” që flet kundër dhunës në 16 mars 1998. “Unë nuk do të kapja kurrë një armë me dorë. Mendoj se zgjidhja më e mirë, e kam thënë dhe më parë, mes luftës dhe dorëzimit është një zgjidhje pa dhunë. Në njërën anë unë besoj në “jo-dhunë” sepse unë po e shmang dhunën dhe unë besoj në filozofinë e “jo dhunës” – thotë Kurti.

Me fillimin e luftës në Kosovë, në gusht të atij viti, Albini filloi punën në zyrën e përfaqësuesit të përgjithshëm politik të UÇK-së, Adem Demaçit, ku shërbeu si sekretar i zyrës. Gjatë kësaj kohe ka qenë i angazhuar në gjetjen e zgjidhjes politike për krizën në Kosovë. Gjatë bombardimeve të NATO-s ai qëndroi në Prishtinë deri më 27 prill 1999, kur policia serbe e arrestoi.

Me 10 qershor, me tërheqjen e forcave serbe në Serbi, ai së bashku me të burgosurit tjerë shqiptarë u transferua në burgjet serbe. Më 13 mars 2000 në Nish, Albini u dënua me 15 vjet burg të rëndë. Si rezultat i presionit ndërkombëtar Albini u lirua më 7 dhjetor 2001. ©LAPSI.al

Résultat de recherche d'images pour "albin kurti" Image associée Image associée

3 Comments

  1. Mbrapa tij shoh Che Guervara-n dhe jo Skenderbeun. Kuptohet cfare e ka frymezuar. Albini ne radhe te pare eshte komunist dhe jo nacionalist. Gjithsesi kontradiktor sepse Che ka qene nje vrases pervers, qe jo vetem i bente, por dhe i shijonte vrasjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu