• |
ide | kryesore

Vrasja mafioze në Rrëshen, policia jep 2 milionë lekë shpërblim për ata që informojnë për autorin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia ka ofruar 2 milionë lekë të rinj kush jep informacion të saktë që do çojë në zbardhjen e vrasjes së Kastriot Reçit në Rrëshen, identifikimin dhe vendndodhjen e autorëve.

Në dispozicion janë vënë edhe numrat e telefonit.

“Kushdo që mund të ketë informacion të vlefshëm, të telefonojnë në numrin unik 112 dhe në numrin në dispozicion për këtë qëllim 069 41 06 449, duke ju garantuar anonimat të sigurt dhe reagim të menjëhershëm”, thotë policia.

Ndërkohë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje është ngritur grupi i posaçëm hetimor, me specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale, Policisë Lezhë dhe Komisariati i Policisë Mirditë, nën drejtimin e Prokurorisë dhe vijon puna për grumbullimin dhe administrimin e çdo prove sado të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit.

Në ndihmë të DVP Lezhë dhe Komisariatit të Policisë Mirditë kanë shkuar disa grupe të FNSH Shkodër dhe vijon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorëve.

Ndërkohë, është bashkëpunuar me DVP Shkodër, Tiranë e Kukës dhe Policinë Kufitare, për të shtuar kontrollet në akset rrugore dhe në kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin e daljes jashtë vendit të autorit/ve të dyshuar.



3 Comments

  1. O ju jeni robqira, flisni dhe ju per anonimatin. Kshu eshte kur jeni te gjith te koruptuar. Tani ska me besim te ju qe kshu hani mut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *