• |
ide | kryesore

Igli Tare nuk vendos limite në 120 vjetorin e Lazio: “Për titullin nuk do të tërhiqemi pas “

Sport



“Titulli? Janë cështje që nuk na përkasin. Duhet të jemi kokëulur, të përqendruar e me të njëjtën uri, me ndërgjegjësimin se jemi një skuadër e madhe”. Me rastin e 120 vjetorit të historisë, drejtori sportiv i Lazio Igli Tare mban mirë këmbët në tokë përsa i përket objektivave të skuadrës, që po bën shumë mirë. “Objektivi është Champions, nuk duhet ta humbim kurrë nga sytë. Pastaj nëse do të gjendeshim të luftonim për dicka tjetër në javët e fundit atëherë nuk do të tërhiqemi pas”.

“Jemi vetëm në gjysëm të rrugës, kemi fituar shumë beteja por duhet të fitojmë luftën. Kjo është vetëm foto e momentit – ka vazhduar shqiptari duke folur për momentin e artë të skuadrës së Simone Inzaghi, të tretët në klasifikim e që vijnë nga 9 fitore radhazi në kampionat. – Të ëndërrosh është bukur, por unë jam një profesionist e eci me këmbë në tokë”. E ndërkohë, të shtunën përballë do të jetë Napoli i Gattuso: “Të fitojmë do të na bënte të kuptonim se kemi mundur një tjetër skuadër të madhe, por sidomos do ti jepte vazhdimësi një rekordi të fitoreve radhazi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *