• |
ide | kryesore

Mes dhimbjes dhe lumturisë, Jozefina Topalli tregon përse nuk ishte pranë së bijës kur u bë gjyshe

Paparazzi, Slider



11 maji është një ditë e rëndësishme në jetën e ish-politikanes, Jozefina Topalli.

Vite më parë në këtë datë ajo ka përjetuar emocione diametralisht të kundërta; humbjen e babait të saj dhe ardhjen në jetë të së bijës, Megit.

Pak orë para se  Megi të vinte në jetë, babai i Jozefinës u nda nga jeta duke lënë pas dhimbje. Pikërisht ndikuar nga një ngjarje e tillë,  Jozefina shkoi përpara kohe në spital dhe solli në jetv vajzën e saj. E ftuar tek “Rudina” ditën e  djeshme ajo ka treguar këtë ngjarje.

“Ardhja e Megit në jetë ka ardhur në një mënyrë të pazakontë. Unë e kam lindur ditën e varrimit të babit tim. Lindja e saj ndodhi pak orë pasi ai vdiq, domethënë u përshpejtua nga kjo që ndodhi. E mbaj mend atë ditë me shumë emocion. Mbaj mend që arkivoli i babit tim kaloi përballë martenitetit. Janë këto ngjarje që të bëjnë të shikosh ndryshe jetën, për më shumë mirëkuptim në familje dhe harmoni”-ka rrëfyer Topalli. Por frikën se mos një ngjarje e tillë përsëritej në jetën e saj, Topalli e ka provuar sërish këtë herën ditën që lindi nipi i saj, djali i Megit. Atë ditë që Megi ka shkuar në maternitet për të sjell në jetë fëmijëne  saj të parë, Jozefina ka qenë pranë nënës së saj e cila ishte në gjendje të rënduar shëndetësore. Nëna e saj, 89-vjeçare, me shqetësimet e moshës, atë ditë ishte e sëmurë dhe Jozefina Topalli kishte shkuar ta vizitonte.  Megi, nga ana tjetër, i kishte telefonuar së ëmës pasi mjekët i kishin thënë se ndoshta do të kryente lindje me operacion dhe i duhej të shtrohej në spital.

“Ky është një vendim që të përket ty, nuk mund të te them se çfarë duhet të bësh” – i tha së bijës Jozefina Topalli. Pas kësaj, ajo mori një telefonatë gëzimi, nipi i saj kishte ardhur në jetë! “Nuk dëgjova asnjë zë nga telefoni, vetëm dëgjova djalin duke qarë. Ishte gjëja më e bukur. Aty qava edhe unë.”,- është shprehur ajo.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *