• |
ide | kryesore

Atë që humbi në 1994 me Brazilin, Massaro e realizon në 2020: Italia merr revanshin e finales së Botërorit

Sport



Nuk ishte një finale Botërori, nuk luhej në Shtetet e Bashkuara e nuk bëhej fjalë as për vitin 1994. Por, të paktën për një mbrëmje, Italia mori një revansh të vogël të asaj finale në Amerikë, kur Brazili fitoi nga pika e bardhë e penalltive kampionatin e katërt të tij, duke i lënë dëshpërimin italianëve. Azzurri kanë mundur 1-0 (gol i Massaro) Selecao në ndeshjen memorial të finales së Botërorit të luajtur 26 vjet më parë në Fortaleza.

Një festë me 18 mijë spektatorë në stadium, më shumë se një sfidë, edhe pse në fushë kanë qenë shumë protagonistë të asaj dite: në formacionet titullare mungonin vetëm Roberto Baggio, Dunga e Branco por pjesa tjetër, duke nisur nga Arrigo Sacchi e Carlos Alberto Parreira, ishin aty duke e bërë të dukej njësoj si të ishe në Rose Boël.

Ashtu si atëherë ka luajtur më mirë Brazili, i tërhequr nga Cafu e Romario: në pjesën e parë dy gola të anulluar për pozicion jashtë loje nga Rossi e Braglia. Vetëm se në fund rezultati i buzëqeshi Italisë falë prekjes së Massaro (që në atë finale gaboi një nga penalltitë).

Një sukses edhe për ish-trajnerin e Kombëtares së Shqipërisë Christian Panucci, që Sacchi e kishte zgjedhur titullar si Mussi, Costacurta, Baresi, Eranio, Albertini, Evani, Zola, Massaro e Casiraghi, të cilëve iu shtuan Rossi Vierchëood e Schillaci (lojtarë të kohëve të tjera të grumbulluar për të plotësuar numrin në këtë sfidë).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *