• |
ide | kryesore

Oprah Winfrey nuk mban dot lotët pas deklaratës së Lady Gaga-s (VIDEO)

Paparazzi, Slider



Gjatë intervistës së fundit me Oprah Winfrey, Lady Gaga foli gjatë për abuzimet seksuale të përsëritura që i është dashur të përjetojë gjatë adoleshencës së saj.

Ylli 33-vjeçar, ishte e ftuara e parë e Oprah-s në në “Oprah Winfrey’s 2020 Vision: Your Life in Focus.” Në një video të postuar nga Winfrey në llogarinë e Instagram-it, Gaga flet për kujtimet më të errëta, para qindra njerëzve që e shohin.  Gjatë intervistës, Gaga tregoi se është përdhunuar në moshën 19-vjeçare dhe aq e rënduar ishte psikologjikisht sa për një kohë të gjatë nuk çohej fare nga shtrati. Edhe gjatë fillimeve të karrierës, Gaga tregoi se mendja dhe trupi i saj ndjenin se gjendeshin në një lloj dhimbjeje të pakapërcyeshme. “Ishte kaq e tmerrshme. Mua më jepnin mjekimet e gabuara dhe atë kohë nuk bëja as terapi. Kisha frikë mos vdisja, por më duhet ta pranoj se ato 5 vite më kanë bërë atë që unë jam sot.” Gaga vijoi të tregonte se pasi mori pjesë në disa seanca gjyqësore, trauma e saj doli sërish në sipërfaqe dhe për pasojë, i duhej të shtrohej në spital.

“Një pjesë e trurit tim nuk funksiononte më. Më dukej sikur trupi im shpohej gjithë kohës nga gjilpëra dhe nisa të ulëras. Isha në spital…Kaq, nuk dua më ta kujtoj këtë. S’dua ta ndjej çfarë kam ndjerë.” Teksa këngëtarja fliste, moderatorja e famshme e ndiqte gjithë krenari dhe me lot në sy, e mrekulluar nga zotësia e Gaga-s për të folur për çështje si kjo.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *