• |
ide | kryesore

Tragjedi në Dakar: humb jetën ish-kampioni i botës Paulo Gonçalves

Sport



Tragjedi në Dakar 2020: organizatorët kanë komunikuar se motociklisti portugez Paulo Gonçalves, 40 vjecar, ka humbur jetën gjatë etapës së shtatë.

Gonçalves, i dyti në edicionin e 2015 e veteran i këtyre garave, duke qenë se bëhet fjalë për turneun e 13 Dakar, është rrëzuar në kilometrin e 276 të provave speciale. Piloti ishte pa ndjenja e në gjendje infarkti kardio-respirator kur ka mbërritur ekipi mjekësor i ndihmës së shpejtë. Pas një tentative rianimimi, piloti është transportuar me helikopter në spital, ku është regjistruar vdekja.

Portugezi, që ka qenë kampion bote në të gjithë garat tokësore në 2013, kishte bërë debutimin në turneun e famshëm në 2006, duke u renditur katër herë në dhjetë më të mirët. Ky edicion ka qenë fatal për të: pasi theu motorin në etapën e tretë (ishte në vendin e 46 ° të klasifikimit të përgjithshëm pas etapës së gjashtë), në etapën e shtatë bëri rrëzimin e tij të fundit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *