• |
ide | kryesore

Mbretëresha reagon pas largimit të Meghan

Paparazzi, Slider



Pas zhurmës së madhe të krijuar në rrjet lidhur me shkëputjen e Meghan Markle dhe Princ Harry nga familja mbretërore, ka ardhur dhe reagimi i Mbretëreshës Elizabeth.

“Sot familja ime pati diskutime shumë konstruktive për të ardhmen e nipit tim dhe familjes së tij. Familja ime dhe unë jemi plotësisht mbështetës të dëshirës së Harry dhe Meghan për të krijuar një jetë të re si një familje e re. Megjithëse do të preferonim që ata të mbeteshin anëtar të punës me kohë të plotë të familjes mbretërore, ne e respektojmë dhe e kuptojmë dëshirën e tyre për të jetuar një jetë më të pavarur si një familje. Këto janë çështje komplekse për familjen time për t’u zgjidhur, dhe ka edhe disa punë për t’u bërë, por unë kam kërkuar që vendimi përfundimtar të merret në ditët në vijim”, ka deklaruar Elizabeth.

Harry dhe Meghan kanë bërë të qartë se ata nuk duan të mbështeten në fondet publike për jetën e tyre të re. Kujtojmë se pas lajmit të dhënë, duka dhe dukesha ende në fuqi i Sussex u larguan menjëherë në Canada.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *