• |
ide | kryesore

Padia për sterilizimin/ A do fillojë SPAK me hetimin e koncesioneve?

-Instant, Kryesore, Lajme



 

 

Pa u mbushur ende një muaj nga dita kur lëvizja “Nisma Thurje” dorzoi një padi pranë prokurorisë speciale SPAK për  koncesionin e sterilizimit, burime nga kjo prokurori bënë me dije se hetimi do të fillojë nga e hëna dhe se për këtë dosje janë caktuar dy prokurore. Por në informacionin tejet opak, ku thuhej se do të merreshin në pyetje 20 personat e parë, nuk jepeshin as emrat e atyre që do të merreshin me dosjen as ata që do të pyeteshin për të. Ky sinjal fare i vogël, që duket sikur do të fashisë zhurmën rreth ngjarjes ka ngritur edhe njëherë dyshimin: A kemi mbërritur në pikën kur do të hetohet korrupsioni i qeveritarëve.

Lexo më tej:

Padia qytetare që sfidon SPAK: “Hetoni koncesionin e dyshimtë të sterilizimit”

Aktivistët e Nismës e kanë përshëndetur këtë hap të SPAK, por megjithatë është shumë shpejt për të qenë optimistë.

Ata dorëzuan në 23 dhjetor 2019 padinë e tyre e cila bazohej në këtër shtylla kryesore: 1)dyshimin nëse ky koncesion ishte i nevojshëm apo jo , 2) dyshimin për kushtet dhe rrethanatat e dhënies së tij, 3) dyshimin në hartimin e kontatës me privatin që mund ti shkaktojë humbje shtetit dhe 4) dyshimin për çmimin e saj marramendës.

Edhe më parë mjeku urolog, Artan Koni që ishte një nga dorzuesit e padisë pati denoncuar me dy video atë që ai e quan “grabitje kolosale”. Sipas tij koncesionari i strelilizimit “Sani Service” po merr më shumë para sesa janë parashikuar. Sipas statistikave që ai ka mbledhur gjatë 2018 janë kryer rreth 90 mijë ndërhyrje kirurgjikale për të cilat shteti i ka kaluar koncesionarit 17 milionë euro, ose 3.6 milionë më shumë sesa parashikimi. Dhe nisur nga kjo ministria ka bërë kërkesën absurde: në vend që të negociojë ulje çmimesh me privatin, i thotë mjekve operoni më pak të sëmurë, sikur kjo të ishte një çështje dëshirash (video poshte shpjegon gjithe dyshimet).

Kontrata e koncesionit për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale u firmos mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Sani Service në dhjetor 2015 për një afat 10 vjeçar me një vlerë të parashikuar prej 9.6 miliardë lekësh, gjithmonë ka ngritur dyshimet e opozitës dhe mediave.

Pas një investigimi të BIRN, që kur kompania koncesionare Sani Service, u shpall fituese u zbulua se pas saj fshihej një mik i Ramës dhe ish ministrit Ilir Beqja, Ilir Rrapaj që pati punuar në ndërtim si emigrant në Itali.

I vënë shpesh në akuzë për këtë skandal, kryeministri Rama e ka mbrojtur gjithnjë atë. Madje në prag të zgjedhjeve të 2017, ai u paraqit në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit me një set paisjesh të vjetra mjeksore në dorë duke thënë se ai qe krenar për këtë arritje (video poshte). Ai e krahasoi vetën me paisjet e reja dhe opozitën politike me veglat e vjetra.


Ilir Rrapaj lart me kryeministrin dhe poshte gjatë nje takimi të ministrit Ilir Beqaj me ambasadorin Italian në Tiranë dhe kreun e Qarkut të Umbrias, znj. Catiuscia Marini, më 11 dhjetor 2014 | Foto nga : Ministria e Shëndetësisë

Ilir Rrapaj gjatë nje takimi të ministrit Ilir Beaj me ambasadorin Italian në Tiranë dhe kreun e Qarkut të Umbria znj. Catiuscia Marini më 11 dhjetor 2014 | Foto nga : Minsitria e Shëndetësisë

Për më shumë se një dekadë, Ilir Rrapaj drejtoi një kompani të vogël ndërtimi me vetëm një të punësuar, të regjistruar në një zonë të qetë rezidenciale në qytetin e Peruxhias të rajonit Umbria në Itali, të cilën e themeloi së bashku me dy të afërm të tij në vitin 2000 me një kapital të vogël prej 1500 eurosh.

Megjithatë, pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e qershorit 2013, emigranti me origjinë nga fshati Rexhepaj i Vlorës u kthye në Shqipëri dhe vendosi kontakte me kreun e shëndetësisë shqiptare, Ilir Beqaj, me të cilin ka pasur takime të shpeshta ku kanë marrë pjesë edhe biznesmenë italianë, të interesuar në tregun e shërbimeve mjekësore.

Dy vjet pas rikthimit në atdhe, me anë të një kompanie të regjistruar në Kosovë, Rrapaj është shpallur fituesi kryesor i një kontrate koncesionare prej 100 milionë dollarësh në një tender të kontestuar.

Kompania me 1 të punësuar fiton tenderin 100 milionë USD për sterilizimin

Nëpërmjet kompanisë së tij Investital LLC, e cila ka një kapital prej 1000 eurosh dhe është e regjistruar në Prishtinë, Rrapaj zotëroi 40 % të aksioneve të një bashkimi kompanish italiane, të cilat fituan tenderin për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale.

E gjithë shëndetësia me koncesion: 4 shërbime të tjera i jepen privatit në fund të mandatit

Pikërisht kjo kompani dhe përfaqësuesit shtetërorë që kanë bërë të mundur që ajo të marrë këtë vit 7 milionë euro (3,6 më shumë se parashikimi) do të merren në pyetje nga fillimi i javës tjetër nga prokuroria speciale SPAK. Ndonëse është shumë shpejt të vihet bast se drejtësia e re do të na tregojë të vërtetën e koncesioneve, ky mund të konsiderohet si hapi i parë i përballjes së saj me to.

©Lapsi.al

 



24 Comments

  1. Duke eevidentuar këtu vetëm këtë denoncimin e “Thurrjes” për konçesionin e sterilizimeve, krijohet përshtypja se kruupsionin në Shqipëri nëpërmjet SPAK-ut , do të çthurret vetëm nga “Thurrja”.
    Por sa çthurrje antiligjore duhet të bëjë drejtësia shqiptare “e reformuar”, kur kjo qeveri ka bërë me ligj e pa ligj me qindra abuzime të tilla flagrante ?
    Sa dosje me akuza flejnë në prokuroritë shqiptare për këtë qeveri ?
    Vetëm Gjykatës Kushtetuese do ti duhen nja tre vite për të shqyrtuarshkeljet e Kushtetutës nga kjo qeveri.

  2. Duke eevidentuar këtu vetëm këtë denoncimin e “Thurrjes” për konçesionin e sterilizimeve, krijohet përshtypja se kruupsionin në Shqipëri nëpërmjet SPAK-ut , do të çthurret vetëm nga “Thurrja”.
    Por sa çthurrje antiligjore duhet të bëjë drejtësia shqiptare “e reformuar”, kur kjo qeveri ka bërë me ligj e pa ligj me qindra abuzime të tilla flagrante ?
    Sa dosje me akuza flejnë në prokuroritë shqiptare për këtë qeveri ?
    Vetëm Gjykatës Kushtetuese do ti duhen nja tre vite për të shqyrtuar shkeljet e Kushtetutës nga kjo qeveri. e y farë parlamenti

  3. 467 koncesione ka dhene Salihu per tete vjet vetem ne vitin 2013 ka dhene 136 koncesione cilen nga keto hetoje prokuroria e salihut vetem cez eshte e mjaftueshme qe xeni i salihut te shkoje ne burg

    1. E ke bërë llogarinë gabim.
      Nuk janë 467 konçesione që ka dhënë “Salihu”, po janë 4670 të tilla.
      Ti ke përmendur vetëm konçesionin me ÇEZ-in, që qeveria Berisha e anulloi duke i kërkuar kësaj kompanie 500 milionë euro dëmshpërblim që Rama ja fali me ndërhyrjen e socialistit çek Fyle.
      Mandej faji më i madh i profesor doktor Berishës, ish presidenti i parë shqiptar i zgjedhur me vota demokratike e ish kryeministër që i futi në burg gjithë bandat kriminale, ështe se quhet “Salihu”

  4. Ja minjt e haleve të salihut ne sulm per te mbrojtur mjerimin salih qe vetem vrau dogji perdhunoje kete popull

  5. Pyete nje here ti mamin si të krijoje ne laboratorin salih para shume vjetesh o shpellkar,ai ju solli ne tirone si produkt OMGj

  6. O tiranas jetoi ne nje vend shum Te mire europian kam 17 vjet lavdi zotit Po une nuk mbroita njeri Po shqiperia me keqe se sot nuk ka qen dhe gjuko Faktin Po ti je nje i punesuar dhe shikon enderr me udheheqsin legjendar Ku ne kraht e tija qendron mami motra ne perehrin e tij dhe fisi jot mavi qe ben aheng lartmadhnis jen far e prishur .

  7. Ti mor pusht OMGj qe hiqesh sikur ke 17 vjet qe nuk jeton ne tirone por fjalet qe perdor i ke nje lloj me babain shpirteror salih dhe fjale te tjera si shpellkaret e krijuar nga laboratori salih per keto dite

      1. E ke nga pervoja jote ti.Ka bere qejf mami jot me Saliun dhe ti kujtone se aimund ti q…te gjtha grate e Shqiperise

  8. Ta paskan shpartallu mamin motrat gruan vajzen po ke,prandaj ti pusht OMGj shume e ke dhe vicidolin te jetosh.spak duhet te mare dosjen e lulzimes per lobimin rus te parave te pista mbas shkrimit te gazetes angleze

  9. Po sa budallej qe Jan njerzit besojne tek Spaku,,,,, Spaku esht thjesht teater asgje me teper do behet shum zhurme do fusin ne burg noj peshk te ngordhur dhe asgje me shume

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *