• |
ide | kryesore

CR7 ‘përbindësh’ rekordesh: asnjë nuk e ndal më portugezin dhe Sarri lumturohet

Sport



Mërzia e shfaqur pas zëvendësimit e dëmtimit të pësuar duken larg vite dritë. Cristiano Ronaldo është kthyer marsiani që të gjithë njohin. Dy gola kundër Parmës e Juventus i tregon të gjithëve kush komandon e dëshiron të komandojë akoma në kampionat: + 4 ndaj Inter në pritje të rikuperimit të Lazio, e vetmja që e ka mundur në këtë sezon mes Serie A e Superkupës italiane. “Tre pikë të rëndësishme, i lumtur që shënova përsëri”, ka postuar komentin e tij asi portugez, që shkon në gol prej shtatë ndeshesh radhazi në Serie A. Lojtari i fundit bardhezi që arriti të bëjë dicka të tillë ka qenë David Trezeguet në dhjetor 2005 (nëntë në atë rast). CR7 e kërkoi deri në fund tre golëshin personal e fakti që nuk kënaqet kurrë është sekreti i suksesit të tij. E pikërisht zhgënjimi për humbjen në Riad kundër skuadrës së Simone Inzaghi që e ka motivuar edhe më shumë.

Në më pak se një muaj do të jetë 35 vjec, por ka urinë e dëshirën për gola e fitore që ka patur gjithnjë. CR7 nuk thotë asnjëherë mjaft e rekordet për tu barazuar e pastaj thyer janë adrenalinë për të. Parma ishte viktima e shtatë radhazi pas Sassuolo, Lazio, Udinese, Sampdoria, Cagliari e Roma. 16 gola në 17 ndeshje: si një kampion i madh i dikurshëm, Omar Sivori në 1960, kur realizoi 16 në 20 ndeshjet e para. E portugezi është i vetmi lojtar që ka shënuar gjithnjë, të paktën 15 në një nga pesë kampionatet më të rëdnësishëm europianë nga 2006/07 deri më sot: 14 sezione radhazi (414 gola në total në këtë periudhë). E në këtë pikë Sarri është ai më i lumturi: “Gjithcka sillet rreth tij”, tha tekniku dhe nuk shqetësohet aspak për këtë fakt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *