• |
ide | kryesore

Haradinaj tregon sherrin me Ramën në darkën në shtëpinë e Thaçit

Lajme, Të fundit



Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Edi Rama ka qenë i angazhuar në projektin e ndarjes së Kosovës.

“Ka qenë i angazhuar kryeministri Rama në opsionin e marrëveshjes Kosovë-Serbi, i njohur si shkëmbim i territoreve – por që do të rezultonte me ndarje të Kosovës”, – tha ai për Insajderin.

Haradinaj shtoi se që në momentin kur Rama shpeshtoi takimet dhe vizitat me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç nisi ideja për ndarjen e Kosovës.

“Zotëri Rama ka qenë i kyçur që në inicimin e kësaj mënyrë të marrjes vesh jo vetëm Kosovë-Serbi, por edhe një marrëveshje paqeje shqiptaro-serbe”, – është shprehur ai.

Ai ka pranuar se ka pasur “përplasje” me Ramën në shtëpinë e Thaçit kur ishin mbledhur në një darkë të ftuar nga presidenti aktual.

“Çmimi i kësaj marrëveshje do të ishte ndarja e Kosovës” – ka thënë Haradinaj teksa ka shtuar sesi e kjo ide ishte kundërshtuar nga vetë ai si kryeministër, por edhe nga vendet e fuqishme të botës.

Rama e ka paditur Ramush Haradinajn pikërisht për disa deklarata të kryeministrit të Kosovës pak kohë më parë dhe e ka depozituar atë në Gjykatën e Prishtinës.



9 Comments

  1. Ka nje problem ketu, nese ky diskutim eshte zhvilluar ne shtepine e Thacit, ky i fundit per te rritur piket e veta, mund te deshmoje ne gjykate pro Haradinajt…

  2. Thaci do deshmoje per te verteten se ka dhe biseden të incizuar,por cfare do te thote ram ushin kur të dale biseda bashke me ju shpellkaret e salihut

  3. Qe ka lobuar rama thaçi e sorosi per ndarjen e kosoves e din
    te gjithe sufllaqexhit e figrs e lali fikut .por rama e thaçi ndan dhe pozicionet e tyre pas ndarjes

  4. HARADINAJ KY ESHTE LEZBIK KY TE HA MUTIN TY PO SHQIPTARET HANE MUT VET DHE RRIN KY NE PUSHTET KY DUHET TE IZOLOHET JO SHKARKOHET TE IZOLOHET SEPSE VETEM VIRUS SHPERNDAN MBI KOMBIN SHQIPTAR VIRUS TE TIPIT GRISELDA,JOLEZA,DHE TE TIPIT SORJAN E SORJANCICA.

  5. Ja shikoni kete shpellkarin juri qe po flet per ram ushin e kosoves,qe me ate qe beri ne krye të qeveris doli perfundimisht nga politika tani do punoje te Qim peka si opinjonist

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *