• |
ide | kryesore

Fifa bën llogaritë, merkato 2019 vendos rekord të ri: “18.042 lojtarë kanë kushtuar 6,6 miliard euro”

Sport



Fifa bën llogaritë e merkatos së futbollit 2019. Sipas asaj që bën të ditur raporti i ri i “Global Transfer Market Report”, në 12 muajt e fundit shpenzimet për transferimet e lojtarëve kanë arritur një rekord të ri prej 7,35 miliardë dollarë (6,6 miliardë euro), që do të thotë 5,8% më shumë në krahasim me 2018. Shifër e arritur falë 18.042 operacioneve ndërkombëtare që kanë përfshirë 15.463 lojtarë të 178 kombësive të ndryshme. Një lëvizje e jashtëzakonshme e lojtarëve, që, në 80% të totalit, ka përfshirë vetëm 100 klube.

Në detaje, Portugalia ka regjistruar bilancin më pozitiv me 384 milionë dollarë (346 milionë euro) për lojtarë të transferuar, ndjekur nga Hollanda (273 milionë dollarë) e Franca 251,1). Anglia ka të dhënat më negative me -549,9 milionë dollarë (495 milionë euro). Spanja është në -373,8 milionë dollarë (336 milionë euro), Italia në -346,2 milionë dollarë (312,4 milionë euro). Më shumë se një transferim në katërt lojtarë të moshës nën 18 vjec përfshinin komisione për shitjen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *