• |
ide | kryesore

Bayern Mynih i zhgënjyer nga Coutinho: nuk do ta blejë brazilianin

Sport



E ardhmja e Philippe Coutinho do të jetë larg Bayern Mynih. Braziliani nuk do të qendrojë në Bavari me klubin gjerman që nuk do të ushtrojë të drejtën e blerjes për fantazistin, të cilin e mori verën e kaluar nga Barcelona në huazim për 8,5 milionë euro, plus opsionin e blerjes për 120.

Lajmin e zbulon e përditshmja gjermane Bild, sipas të cilit, drejtuesit bavarezë e kanë marrë vendimin, pasi kanë vëzhguar rendimentin e brazilianit në pjesën e parë të sezonit. Tek Bayern e konsiderojnë të tepërt koston e operacionit, por bavarezët nuk kanë mbetur të kënaqur as nga Ivan Perisic, edhe ai i ardhur në Allianz në verë me formulën e huazimit me të drejtën e blerjes nga Inter.

Kështu, nuk përjashtohet që Bayern të futet sërisht në verë në merkato për të zëvendësuar dy ikonat Robben e Ribery, që me Perisic e Coutinho nuk janë bërë të harrohen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *