• |
ide | kryesore

Kris Jenner, llogari instagrami për nipërit dhe mbesat e saj

Paparazzi, Slider



Motrat Kardashian-Jenner janë dhe më të ndjekurat në rrjetin social Instagram, aty ku Kylie Jenner kryeson me 159 milionë ndjekës e më pas vjen Kim me 157 milionë.

Kim, Kylie, Khloe dhe Kourtney janë tashmë nëna dhe fotot e videot e fëmijëve të tyre pëlqehen shumë nga ndjekësit.
Duke qenë se kjo familje ka kaq ndikim tek njerëzit sigurisht që nuk kanë munguar edhe faqet që hapen nga fansat. Duke qënë se emrat në rrjetin Instagram nuk mund të bëhen njësoj, Kris Jenner ka menduar për të ardhmen e nipërve dhe mbesave të saj. Është zbuluar se Kris ka hapur llogari personale Instagrami për nipërit/mbesat e saj në mënyrë që kur të rriten ti kenë gati.

Profilet e fëmijëve nuk kanë asnjë postim pasi do merren në zotërim nga to kur të mbushin moshën e duhur për të përdorur Instagramin./News31.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *