• |
ide | kryesore

Largimi i Taylor Swift për një vit nga muzika (Video)

Paparazzi, Slider



“Askush nuk më pa fizikisht për një vit. Mendoja se këtë donin. M’u desh të shkatërroja një sistem të tërë besimi, ta hidhja poshtë dhe ta refuzoja,” shprehet Taylor Swift në trailerin e “Miss Americana”, dokumentari i saj në Netflix. Në video, Taylor tregon për momentin kur vendosi të “zhdukej” nga jeta publike, të mos takonte askënd dhe të rigjente veten. “U bëra personi që të tjerët donin,” reflekton Swift në një moment.

Miss Americana” duket se do të trajtojë mënyrën si u shndërrua Taylor nga një vajzë e ëmbël që thoshte vetëm “të lutem” dhe “faleminderit” në një aktiviste, më “agresive”, e cila nuk kishte frikë të shprehte hapur mendimet e veta, qofshin këto edhe politike. Rrugëtimi në muzikë i Taylor-it, duket nuk ka qenë aspak i lehtë.

Regjia e dokumentarit iu besua Lana Wilson e njohur për dokumentarët “After Tiller” dhe “The Departure”.

“Miss Americana” ka premierën nesër (23 janar) në Sundance Film Festival në Utah në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më 31 janar, dokumentari do të shfaqet në Netflix dhe disa kinema të zgjedhura.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *