• |
ide | kryesore

Kapet në Tiranë, francezi i shumëkërkuar për vrasje

Lajme, Të fundit



Në një operacion policor të koduar “Barrikada”, sektori i Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Kërkimit në Policinë e Tiranës, pas shkëmbimit në kohë reale të informacioneve me Interpol Tiranën u kap në një banesë me qera në Tiranë një 27-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për T. Q., lindur dhe banues në Nantes, gjykata e të cilit më 23 tetor 2019 ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Maksimumi i dënimit “Burgim i përjetshëm”.

Ky shtetas, dyshohet se në Nantes, Francë ka vrarë me pistoletë një shtetas dhe më pas është larguar në drejtim të Shqipërisë, ku ka hyrë me dokumentacion të rregullt para se të shpallej në kërkim ndërkombëtar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *