• |
ide | kryesore

Muzika nuk ndryshon: Barcelona humbet edhe me Setien

Sport



Nuk është cështje trajneri me sa duket: Barcelona pësoi një humbje dëshpëruese në transfertën e Valencias, duke dalë të mundur 0-2 nga “Mestalla” e për më tepër duke i dhënë një asist Real Madrid për të marrë kryesimin e La Liga.

Tekniku i ri i katalanasve, Setien, pas deklaratave për idetë e tij të pandryshueshme të futbollit, ndoshta duhet të reflektojë pak më tepër, pas humbjes së pësuar nga Valencia, që e zgjidhi ndeshjen në pjesën e dytë, por mund ta kishte bërë edhe më parë, nëse Gomez nuk do të gabonte nga pika e bardhë e penalltisë.

E megjithatë mundësia e dytë nuk u shfrytëzua nga katalanasit, që nuk arritën të ngrinin ritmin e lojës aty ku duhet, duke treguar një mungesë të theksuar inisiative. Tre minuta pas rifillimit gjërat u komplikuan më keq nga autogoli i Jordi Alba, që dërgoi në rrjetë tentetivën për të larguar krosimin nga zona.
Reagimi i Barcelonës, për të thënë të drejtën erdhi, me katalanasit që ushtruan presion në kërkim të barazimit. Mungesa e Suarez ka ndikuar jo pak në mungesën e finalizimit të skuadrës së Setien, që tani duhet të shohëme kujdes edhe mekanizmat difensivë. Në minutën e 77, Gomez shleu gabimin e bërë nga pika e bardhë, duke shënuar golin e dytë në përfundim të një kundërsulmi të shpejtë.

Kjo është humbja e parë për trajnerin e ri të Barcelonës Quique Setien, rezultat që ndoshta do ti imponojë drejtuesve të klubit, të përshpejtojnë negociatat për të sjellë në Kamp Nou sulmuesin e Arsenal Aubameyang.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *