• |
ide | kryesore

Manchester United, 80 milionë euro për kapitenin e Sporting: të enjten vizitat mjekësore

Sport



Pika më e nxehtë e merkatos së Manchester United merr zgjidhje përfundimtare. Bruno Fernandes, kapiteni i Sporting Lisbonë do të jetë shumë shpejt një Red Devils. Mesfushori që ka shkëlqyer në këtë sezon me portugezët ka qenë në qendër të vëmendjes së Ol Gunnar Solskjaer që kërkonte grintën e tij për të rianimuar mesfushën e United.

Dëshira e teknikut ishte e madhe aq sa shpenzimi i bërë nga klubi i Old Trafford. Shifrat e tratativës janë spektakolare: për luzitanët do të shkojnë rreth 80 milionë euro, mes pjesës fikse dhe bonus, ndërsa lojtari duhet të fitojë 6 milionë euro në sezon. Akordi mes klubeve është arritur, me lojtarin gjithashtu dhe të enjten janë programuar vizitat mjekësore në Manchester.

Ish-lojtari i Sampdoria e Udinese do ti japë dinamizëm United, në një repart që u kthye në problematic nga dëmtimet dhe pakënaqësitë e Paul Pogba dhe rendimenti i dobët i Nemana Matic.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *