• |
ide | kryesore

Milan hap dyert: Piatek tek Hertha Berlin, Rodriguez tek PSV

Sport, Video



Pas Suso, Milan është gati të shesë edhe Piatek e Rodriguez duke vazhduar mini-revolucionin e janarit. Shoqëria kuqezi ka gjetur akordin me Hertha Berlin për shitjen me titullin përfundimtar të sulmuesit polak për 27 milionë euro plùs bonus. Lojtari do të fluturojë tashmë në Berlin për të mbyllur tratativën. Rodriguez ndërkohë kthehet edhe njëherë pranë PSV, por diskutohet mbi formulën.

Cmimi është ai i duhuri, ose të paktën ai i propozuar nga Hertha Berlin për “pistoleron” Piatek, ka kënaqur kërkesat e Boban e Maldini. Pas një oferte të parë prej 20 milionë euro, që u refuzua, në orët e fundit është regjistruar lëvizja vendimtare mes dy shoqërive, që ka sjellë akordin për transferimin përfundimtar të Piatek tek Hertha Berlin. Në tavolinë janë vendosur 27 milionë euro plùs bonus për sulmuesin e datëlindjes 1995 me vetë lojtarin që pritet tashmë në Gjermani për të kryer detajet e fundit.

E ngjashme edhe rruga, por me destinacion Eindhoven, për Ricardo Rodriguez. Pas bllokimit të tratativës me Fenerbahce e refuzimit të Napolit për mungesë akordi mbi formulën, mbrojtësi i majtë është i destinuar për PSV. Shoqëria hollandeze e Milan kanë gjetur akordin për huazimin për 1 milion euro, me detyrimin e blerjes fiksuar në 5 milionë.

Vetëm pak orë më parë është zyrtarizuar transferimi i Suso tek Sevilla. Spanjolli pas Milan-Torino u largua nga San Siro pa dhënë asnjë deklaratë dhe fluturoi drejt Sevilla për vizitat mjekësore e firmën mbi kontratën e re. Suso do të transferohet në huazim për 18 muaj me të drejtën e blerjes (rreth 20 milionë) që mund të bëhet e detyruar me arritjen e objektivave të përcaktuar si numri i prezencave e kualifikimi në Champions.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *