• |
ide | kryesore

Kupa e mbretit, nuk ka vend për Manaj: Messi fikson rekordin e ri me Barcelonën

Sport



Barcellona kalon pa problem në cerkfinale të Copa del Rey, duke shkatërruar në Camp Nou Leganes. Nuk ka vend në të grumbulluarit e Setien për sulmuesin e kombëtares së Shqipërisë Rei Manaj, pavarësisht se u mendua se mund të kishte thirrjen e parë për lojtarin e Barcelona B. Përfundon 5-0: në të 4′ shënon Griezmann, pastaj shpërthen Lionel Messi me assist për golin e dytë të Lenglet (27′) e dygolëshin personal (në të 59′ e 89′). Mes tyre është edhe rrjeta e prekur nga Arthur (77′).

MESSI: 500 FITORE ME BARCELONËN

Leo Messi shkruan historinë për të pafundmen herë duke përmirësuar rekordet e tij, përvec atyre të Barcelonës. Falë dygolëshit të realizuar në Kupën e Mbretit kundër Leganes, argjentinasi i ka shtuar një tjetër unazë zinxhirit të sukseseve, duke festuar 500 fitore me fanellën e Barça në të gjitha kompeticionet. “Pleshti” ka vënë firmën e tij në 500 fitore të blaugranave në 710 ndeshje. Në total, Messi grumbullon, edhe 131 barazime e 79 humbje. Me pak fjalë, Messi ka fituar shtatë ndeshje në 10 të luajtura që kur ka debutuar në 16 tetor 2004 kundër Espanyol, në moshën 17 vjecare. Messi ka festuar 349 fitore në Liga, 83 në Champions, 51 në Kupën e Mbretit, 9 në Superkupën spanjolle, 5 në Botërorin e Klubeve e 3 në Superkupën europiane. Messi ka fituar në Camp Nou 285 nga 348 ndeshje të luajtura, që do të thotë 81 sfida në 100. Me dy golat ndaj Leganes, ka realizuar një total prej 612 golash me Barça.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *